E adoptuan që në moshën 3-vjeçare, vajza vjen pas 29 vitesh nga Franca për nënën biologjike!

Në vitin 1999, një vajzë e vogël që s’kishte mbushur ende 3 vjeçe, u largua nga Shqipëria sepse rrethanat bënë që një familje franceze ta adoptonte. Vajza quhet Linda dhe ndoshta nuk do të kthehej më kurrë në Shqipëri nëse pas 29 vitesh, nëna e saj biologjike nuk do ta kërkonte përmes “Ka Një Mesazh Për Ty.”

Për Lindën, vendimi për të ardhur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nuk ka qenë i lehtë. Krah saj gjenden babai birësues, Filipi dhe mikesha e programit, Mimoza. Mes shumë emocionesh, Filipi tregon sesi ndodhi që ranë në gjurmët e Lindës vite më parë.

Ardit Gjebrea: Ju keni marrë pjesë më përpara në ndonjë program televiziv në Francë apo jo?

Filip: Jo, asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Ndërkohë Linda, si ndihesh sot?

Filip: Ndihem mirë.

Ardit Gjebrea: Po z. Filip? Di që nuk ke fjetur mirë mbrëmë.

Filip: Pak kam fjetur.

Ardit Gjebrea: Ke fjetur pak sepse je i merakosur për çfarë?

Filip: Për pak nga të gjitha, nga situata në fakt…

Ardit Gjebrea: Jam kureshtar të di, si morët vendimin që të adoptonit një vajzë?

Filip: Në fakt ka ardhur në mënyrë natyrale adoptimi i Lindës.

Ardit Gjebrea: Dhe pse zgjodhët Shqipërinë dhe jo Francën apo një shtet tjetër?

Filip: Arsyeja është që na kishin propozuar një vajzë në Shqipëri dhe ne u nisëm menjëherë.

Ardit Gjebrea: Ju kishin propozuar Lindën apo ndonjë vajzë tjetër?

Filip: Jo, jo Lindën.

Ardit Gjebrea: Z. Filip, si ka qenë Linda e vogël?

Filip: Nuk ishte shumë e madhe, ishte e vogël. Ishte fëmijë i gjallë, lëvizte, nuk qante shumë.

Ardit Gjebrea: Kur i keni treguar për herë të parë Lindës që nuk ishte vajza juaj biologjike?

Filip: I kam treguar që kur filloi të kuptonte dhe të fliste frëngjisht. I tregoja fotot.

Ardit Gjebrea: Në momentin që morët vesh që Lindën dikush e ka kërkuar, cili ishte reagimi i parë i juaji?

Filip: Ne i thamë Lindës të bënte si të donte. Është ajo që vendos se çfarë të bëjë.

Ardit Gjebrea: Jeni shumë i lidhur me të? Ju apo bashkëshortja, kush e ka lidhjen më të fortë?

Filip: Unë jam më i lidhur me të.

Ardit Gjebrea: Pagjumësia juaj lidhet me merakun e babait që mos t’i marrin gocën apo për të ditur më shumë për nënën biologjike?

Filip: Me të dyja në fakt.

Linda thotë se nuk i ka shkuar kurrë ndërmend të kërkojë gruan që e solli në jetë. Ajo thotë se e ka përfytyruar që historia mund të ketë qenë e vështirë, por nuk e ka paragjykuar.

Ardit Gjebrea: Linda, kur more vesh për herë të parë historinë e adoptimit, ishe shumë e vogël, apo jo? Kuptoje? Çfarë mendoje?

Linda: Unë e kam ditur gjithmonë çfarë do të thoshte të ishe një vajzë e adoptuar. Kam qenë gjithmonë shumë e qartë për këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Ke menduar ndonjëherë për nënën biologjike? Kush është? Si do të jetë? Të ka shkuar ndërmend ta kërkosh apo hiç fare?

Linda: Në fakt e di që është diçka e rëndë, por nuk e kam kërkuar dhe as nuk kam bërë përpjekje për ta kërkuar. Dhe nëse do më shkonte mendja një ditë për ta kërkuar, normal që do merrja disa informacione më parë.

Ardit Gjebrea: Dhe meqenëse ti dije që ishte nga Shqipëria dhe ti jetoje në Francë gjithë këto vite, kur flitej për Shqipërinë, kishe ndonjë ndjesi brenda teje apo indiferente?

Linda: Mund të them që kam patur, sepse duke e ditur që vij nga Shqipëria… Por pastaj..nuk di ç’të them…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë kur gazetarët tanë të kontaktuan, ti ishe disi e shokuar që nëna jote biologjike po të kërkonte. Si e përjetove këtë moment dhe çfarë mendove?

Linda: Në fakt nuk e prisja për të qenë e sinqertë. Por nga ana tjetër ishte kënaqësi që ajo më ka kërkuar.

Ardit Gjebrea: E ke paragjykuar ndonjëherë nënën tënde?

Linda: E kam imagjinuar si mund të ishte historia, por nuk është se kam shkuar kaq larg…

Ardit Gjebrea: Ke hezituar për të ardhur apo pranove menjëherë të vije?

Linda: Kam hezituar pak në fillim, sepse kjo është si një aventurë e vogël. Kemi ardhur nga larg… Është interesante që kam ardhur bashkë me babin dhe kjo gjë më ka shtyrë të vij në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Të pëlqen Shqipëria?

Linda: Po, më pëlqen. S’mund të them jo.

Ardit Gjebrea: Di që je bërë edhe nënë e re?

Linda: Po, jam bërë nënë para pak kohësh.

/tvklan.al

Related Posts

Aksidenti tragjik i mori jetën vëllait, ish-banori i BBV “shpërthen” në lot: Nuk mendoja që do…

Koreografi i njohur, Tan Brama, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës prekëse nuk i mbajti dot lotët në…

“Jetonin në kushte të mjerueshme, nuk merrnin as kemp!” – Nënë e bir humbën jetën nga asfiksia, fqinja e familjes Azizllari: Fatkeqësi e madhe! Fëmijët nuk shkonin në shkollë

Një tjetër fqinjë e familjes Azizllari, ka rrëfyer për mediat kushte të rënda sociale dhe ekonomike në të cilat jetonin të ndjerët, Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe…

Ndodhi me e tm*rrshmja! Plas serish l*fta, ja mes kujt

Qetësia në Gaza ka zgjatur shumë pak. Izraeli ka rifilluar bombardimet masive në jug të enklavës, duke goditur zonat e Khan Younis, Rafah dhe Nuseirat, ndërsa ka…

SPAK TR*NDIT POLITIKEN SHQIPTARE, JA KUJT I “ZBRAZI” SHTEPINE

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kryer kontrolle pasditen e sotme te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal,…

Vjedhja e shekullit! Dalin pamjet marramendese, ja si hajdutet ia dolen ne menyre spektakolare te marrin miliarda pasuri ne LUVER

Bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenie u vodhën këtë të dielë nga Muzeu i Luvrit në Paris. Pamje nga momenti i vjedhjes po…

E rëndë/ Të shtëna me a*më në konviktin shteteror, raportohet për v*ktima dhe të pl*gosur

Incident i rëndë me armë zjarri në një nga konviktet e Universitetit Shtetëror të Oklahomës. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 03:40. Sipas njoftimeve paraprake nga autoritetet, si…