Merr fund paqja! lzraeIi suImon Gazën: Po i përgjigjemi Hamasit, do paguajë çmim të rëndë…

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, pas bombardimeve të mëparshme gjatë së njëjtës ditë. Izraeli pretendon se këto goditje janë përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Hamasi, të cilat janë mohuar kategorikisht nga organizata palestineze.

“Si përgjigje ndaj shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët gjatë ditës, ushtria izraelite ka nisur një seri goditjesh ndaj objektivave të Hamasit në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë.

Ndërkohë, si Izraeli ashtu edhe Hamasi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Sipas një gazetari të AFP, sulmet izraelite janë përqendruar në anën lindore të Khan Yunis, gjithashtu në jug të enklavës palestineze.

Sipas Axios, SHBA po përpiqet të parandalojë shembjen e armëpushimit për shkak të përshkallëzimit të sotëm të dhunës në Gaza.

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, zhvilluan bisedime me ministrin izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, duke i kërkuar përmbajtje dhe reagim të matur nga Izraeli pas sulmeve ndaj trupave të IDF në jug të Gazës.

Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda në rast të sulmeve kundër trupave izraelite apo të shkeljeve të mëtejshme të armëpushimit.

“Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për çdo sulm ndaj ushtarëve tanë dhe për çdo shkelje të armëpushimit në Gaza. Hamasi do të mësojë sot në mënyrë të ashpër se ushtria izraelite është e vendosur të mbrojë trupat e saj dhe të parandalojë çdo dëm ndaj tyre” deklaroi Katz.

Related Posts

Lajm tr*gjik! Gjendet e pajete infermierja e re nga Vlora, dalin detajet tro*ditese

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një lajm i hidhur, pasi është ndarë nga jeta në moshë të re Kristina Kokaj, infermierja e njohur dhe e dashur…

Kush është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që triumfoi në Festialin e Zecchino D’Oro?

Emma Dakoli është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që fitoi edicionin e 68 të Festivalit Zecchino D’Oro. Ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë me këngën “Ci pensa…

Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin e famshëm! Propozimi romantik në Maldives dhe kriza e çiftit

Jori Delli sapo ka konfirmuar atë që fansat e saj e prisnin prej kohësh: “Po, shumë shpejt kemi dasmë”. Modelja dhe influencuesja shqiptare i ka thënë “po”…

KTHESA dhe SURPRIZA për disa shenja të horoskopit, si renditen nga më me FAT te më me PAK…

Qielli i 6 dhjetorit sjell një ndryshim të papritur në energjitë e ditës, dhe horoskopi flet qartë: disa shenja hyjnë në një fazë me mundësi të forta,…

Përplasen dy automjete dhe një motor në Unazën e Madhe në Tiranë, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u përfshinë në një përplasje fatale në zonën e Unazës së…

Kush mban rekordin botëror? 50 vendet me rezervat më të mëdha të arit

Ari mbetet një prej aseteve më të sigurta përballë trazirave globale dhe pasigurisë ekonomike, duke nxitur shtetet dhe bankat qendrore të rrisin blerjet e tij. Ky trend…