E TRISHTE! Fatos Nano në gjëndje te rëndë, vjen njoftimi urgj*nt nga spitali, thuhet që

TIRANË– Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lideri historik i PS-së, Nano, prej kohësh ka probleme me mushkërinë dhe është shtruar disa herë në spital. Ai është shtruar në spital edhe më herët për shkak të një problemi kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Fatos Nano, 73-vjeç, është një prej ish-kryeministrave të Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Fatos Nano e filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër.

Pas dy muajsh ai u detyrua të jepte dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha dhe në zgjedhjet e 1998 ai bëhet sërish kryeministër. Nano rimori detyrën në vitin 2002 dhe në vitin 2005 doli nga skena politike.

Related Posts

Parashikimet e Baba Vangës për 2026: Nga kontaktet me alienët te përparimet mjekësore

Ndërsa pasiguria për vitin e ardhshëm rritet, emri i mystikes bullgare Baba Vanga ka rikthyer vëmendjen globale. Megjithëse shumë nga parashikimet e saj nuk kanë transkriptime të…

Horoskopi javor: Këtyre shenjave do iu rikthehet ish-i…

Hëna e re në Peshore (21 tetor) na ndihmon të nisim një udhëtim të ri në çështjet e zemrës dhe të rishikojmë lidhjet tona ndërpersonale. Ndërkohë, Neptuni…

Fatos Nano, në gjendje të rëndë shëndetësore, familja me njoftim URGJENT

Ish-kryeministrit i vendit, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar, i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë. Sipas mjekëve Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar…

E bujshme! Shtëpia e Bardhë jep së shpejti lajmin e madh për Berishën? Flet njeriu i Trump

Ish-këshilltari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka shprehur mendimin se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ish-kryeministrin shqiptar…

Edi Rama merr vendimin e pabesueshem per gjithe shqiptaret: Nuk do kete me asnje..

Qeveria ka miratuar ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, me qëllim ndalimin e ndërtimeve dhe rrethimeve që pengojnë qarkullimin në rrugë dhe hapësira publike….

Përplasjet në çift dhe divorci, tr ondit Monika Kryemadhi: Silva Caka – Ilir Metën e ka…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur hapur për përplasjet brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI) dhe marrëdhënien e saj me Ilir Metën, duke drejtuar gishtin nga disa prej ish-bashkëpunëtorëve…