Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj

Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3100 euro.

Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026.

Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.

Rey Manaj po kalon një periudhë mjaft pozitive, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas golit të rëndësishëm kundër Serbisë, sulmuesi shqiptar ka gjetur rrjetën edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah.

Në takimin e javës së 6-të ndaj Al Dhafra, Manaj shënoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë.

Ai mori një top në krahun e majtë të zonës dhe me një goditje të fuqishme me të njëjtën këmbë mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Ky është goli i dytë i Manajt në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 7 dhjetor 2025

Dashi Dite e bukur dhe harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mungojnë as çastet pasionante kështu qe shfrytëzojeni sa te…

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si pritet të jetë moti për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu…

I riu lë të dashurën të ngrijë nga i ftohti në mal

Një alpinist akuzohet se e braktisi të dashurën e tij duke e lënë atë pranë majës së njërit prej maleve më të larta të Austrisë natën në…

E mitura që denoncoi rrjetin e tr*fikimit në Selanik rrëfen makthin e përjetuar: “Më mbanin e izoIuar dhe më detyronin të punoja për ta”

Tre persona, të dyshuar si pjesë e një rrjeti shfrytëzimi të vajzave të mitura nga Bullgaria dhe Rumania, janë lënë në burg me vendim të Gjykatës së…

Dhimbje dhe lot/ Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari Boba

Me dhimbje të thellë, familja dhe komuniteti i Durrësit përcollën sot për në banesën e fundit 15-vjeçarin E. Boba, i cili humbi jetën pas disa ditësh në…

Donald Trump: Civilizimi europian mund të zh’duket brenda 20 vitesh

Donald Trump dëshiron të ruajë një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së në hemisferën perëndimore për të luftuar migracionet, narkotrafikun dhe rritjen e fuqive rivale në…