Horoskopi javor: Këtyre shenjave do iu rikthehet ish-i…

Hëna e re në Peshore (21 tetor) na ndihmon të nisim një udhëtim të ri në çështjet e zemrës dhe të rishikojmë lidhjet tona ndërpersonale. Ndërkohë, Neptuni në prapavijë kthehet te Peshqit më 22 tetor, duke na ftuar të përqafojmë anën tonë shpirtërore dhe të zbulojmë ndjenjat më të thella.

Dashi

Kujdes si shpreh fuqinë tënde brenda grupit të miqve, sepse mund të ktheheni nga miq te “armiq me buzëqeshje në fytyrë”. Para se të kundërshtosh dikë, prano se të tjerët kanë të drejtë për mendimin e tyre. Nëse nuk bien dakord, mos u përfshi në kokëfortësinë e tyre, thuaj mendimin tënd dhe lëre me kaq.

Demi

Je plot dashuri për partnerin/en tënd/e dhe dëshiron që e gjitha kjo të të kthehet. Do të jesh në rregull, për sa kohë nuk përdor mënyra manipulimi për të marrë atë që do (apo anasjelltas). Nuk ke pse të provokosh drama për përkujdesje; ajo do të vijë vetë, pa shumë zhurmë.

Binjakët

Energjia jote është zjarr! Megjithëse je i njohur për të bërë punën e dy personave, këtë javë po e shtyn veten edhe më shumë. Merr disa momente qetësie që të mos shterosh plotësisht. Edhe ti ke nevojë për pushim!

Gaforrja

Disa thonë se po fshihesh nga emocionet e tua, por e vërteta është se po i qëndron larg dramës. Megjithatë, mund të ketë momente kur duhet të flasësh dhe të mbrosh dikë tjetër. Përveç rasteve të rëndësishme, do të zgjedhësh heshtjen dhe do të kesh të drejtë.

Luani

Mund të të duket sikur familja po të kritikon, por në fakt ata duan të përmirësojnë marrëdhënien me ty, thjesht s’e dinë si ta shprehin. Dëgjoji përpara se të flasësh me acarim. Kjo javë është ideale për pajtime dhe shërim emocional!

Virgjëresha

Asgjë nuk është tabu për ty këtë javë! Po heq dorë nga imazhi “i përsosur” që të tjerët mendojnë për ty, dhe po hapesh më shumë. Nëse kjo do të thotë të ndash gjithçka, nga ngjyrat e preferuara deri te sekretet, është mëse okay, mjafton të qëndrosh autentik/e dhe i/e sinqertë!

LEXO HOROSKOPI/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti
Peshorja

Dëshiron të sjellësh një “shkundje” në marrëdhënie, por të mungojnë fjalët e duhura për ta shprehur. Para se të thuash diçka që mund të keqkuptohet, merr frymë thellë dhe gjej mënyrën e duhur për të folur me butësi.

Akrepi

Askush nuk e kupton më mirë atmosferën në një dhomë se ti, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie. Besoji intuitës tënde dhe mos lejo të të manipulojnë. Sa më shumë që shmang ndjenjat e tua të vërteta, aq më vështirë bëhet të lidhesh me vetveten.

Shigjetari

Dashuria është në ajër dhe zemra po të rreh më shpejt! Por para se të hidhesh me kokë në lidhje, mbaji këmbët në tokë. Mos lejo iluzionet të të verbojnë, prit pak, do jesh gati për fazën tjetër shumë shpejt!

Bricjapi

Miqtë e tu kanë shumë opinione, por asnjë që të ndihmon të ndihesh i/e qetë. Para se të fillosh një debat, provo një bisedë të qetë për të kuptuar këndvështrimin e tyre. Ndoshta po përpiqen të të mbrojnë, por mënyra si e shprehin nuk është e duhura.

Ujori

Ana jote konkurruese del në pah këtë javë, veçanërisht për një promovim që e meriton me të drejtë. Askush s’e pret energjinë tënde fitimtare, por ajo do të të çojë përpara. Kujdes vetëm të mos e teprosh me hilet! Qëndro i/e ndershëm/me dhe plot vetëbesim.

Peshqit

Një ish po përpiqet të të kontaktojë, por ti tashmë je në një fazë tjetër. Mos u dorëzo. Është në rregull të jesh “peshku që iku”. Lëri ata me kujtimet; ti po jeton pa pendesa dhe me paqe në shpirt.

Related Posts

Përfshihet nga flakët baza ameriikane në Erbil

ERBIL – Një pjesë e bazës ushtarake amerikane në aeroportin e Erbilit, në veri të Irakut, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pas një sulmi të koordinuar…

Po vendoste një llambë në shtëpi, por një hap i gabuar e ndryshoi gjithçka — i moshuari rrëzohet nga lartësia dhe përfundon në spital… si ndodhi incidenti?

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 në Shkodër. “Rreth orës…

SuImet ndaj Iranit, Netanyahu lëshon mesazhin që po tr*ndit rajonin — çfarë pritet të ndodhë tani?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se suImet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme. Duke folur nga selia e Forcave të…

Çfarë do të ndodhë me ta? Dy banorët e BBV 5 futen në tualet së bashku

Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Mali dhe Rogerti, kanë hyrë mbrëmë të dy bashkë në banjë. Ishte Rogerti…

A është bërë pishman që e puthi? Selin sqarohen me Gimbon: U acarova, mos u bëj budalla

Selin dhe Gimbo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin pas puthjes që banori i ‘rrëmbeu’ asaj teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Teksa e përqafoi, Selin iu…

U nda nga jeta në rrethana tr*nditëse — e reja humb jetën nga dora e partnerit… çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje që po trondit opinionin?

Jennifer Robyn Bernard, e njohur për rolin e saj si Terry Brock në serialin e famshëm General Hospital, është ndarë nga jeta. Ajo ishte një figurë e…