Tradita shqiptare e Mirditës, njëri nga 11 krushqit duhej të ishte këngëtar

Kushdo që në kullën e tij mirditase, në fëmijërinë e largët, ka parë të varur një çifteli, nuk e ka të vështirë të kuptojë se Ansambli “Mirdita” më parë se në skenën e pallatit të Kulturës Rrëshen, apo në kalanë e Gjirokastrës, ka qenë i shpërndarë gjithandej ndër mirditorë, shtëpi më shtëpi e vatër më vatër, deri në rrëzë të Munellës. Ndaj ishte aq e dëgjuar shprehja “shtëpi e çifteli”.

Skena e parë ishte oda, veçmas ajo e dasmës, ku njëri nga 11 krushqit duhej të ishte këngëtar. Njeriu i kullës në shkrep shpesh në mbrëmjet familjare, apo të kremtesh popullore, merrte çiftelinë dhe niste t’i luante gishtat dhe t’i thoshte fjalët. Nuk kishte rëndësi sa mirë dinte ta bënte ai këtë gjë, çiftelia, lahuta apo sharkia ishte pjesë e kulturës së tij të jetesës.

Përndryshe malësori kishte shpirt prej artisti dhe ai e shfaqte këtë thelb të tijin herë pas here. Ndaj dhe bariu në mal kishte me vete fyellin dhe merrte melodi baritore njëlloj si në antikitetin ilir, grek, romak. Ai gjithë ditën e ditës pas tufave në kullosë gdhendte dhe bishta frashëri për veglat e punës, dhe bilbila, zumare, me të cilat luante melodi baritore.

Bjeshkët tona janë ateliea e parë për shumë artistë të shquar të folkut, pse jo dhe për kompoziorët që i ulen motivet e bjeshkëve mbi pentagram. Mirditori krijonte melodi e muzikë gjer me kumbonët e bagëtive, ku kishte dhe një punishte të tyre prej bakri te Marlaskajt e Kuzhnenit, ku kumbonët që kishin shtegtuar deri në Shkumbin tingëllojnë prej shumë vitesh në arenën artistike-folklorike të Ansamblit “Mirdita”.

Kësisoj Ansambli i sipërthënë është jo vetëm kënga e vallja e traditës, por dhe veshja, kostumet, ritualet, lojërat popullore, shenjat apo elementet dalluese, nga perkrenarja e princërve te kaculita e bariut etj. Të kënduarit rapsodik ka patur një disiplinë artistike shembullore. Një i moshuar nga Malaj – Epër kujton se si njëherë në mesin e viteve ’50 një shoq i tij nisi të këndonte një kangë mbi krah kushtuar Bajram Currit, “me u ndigjue në Rrëshen”.

Pjesë nga parathenia e Ndue Dedaj për monografinë Ansambli Mirdita (Mjeshter i Madh) / GSH.AL

Related Posts

“Ishin të ar matosur”/ Ish-deputeti sulmohet nga disa persona

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi është sulmuar fizikisht nga disa persona. Ademi ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur më 12 tetor teksa personat…

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë të fundit në zonën e tij, 3 vjet nga zhdukja e mbretit të kumarit në Shijak

Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj, një 37 vjeçar me banim në Shijak dhe i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë për disa ngjarje të rënda kriminale, është arrestuar…

Familja marton vajzen 24-vjecare per letra ne Gjermani, SH*KOHET kur meson te verteten per…

Kjo është historia e pazakontë e një çifti jetëshkurtër nga Gostivar, që nuk kishin një fillim të lumtur martesor. Por duke përfunduar edhe më keq M.S, 24…

“Fundi i biletës fizike! Qytetarët do të paguajnë vetëm elektronikisht”

Qeveria synon që gjatë mandatit të saj katërvjeçar të kalojë të gjitha biletat në transportin publik në format elektronik, duke eliminuar përdorimin e biletave fizike. Ky është…

Energji pozitive dhe surpriza në dashuri! Këto janë 3 shenjat më fatlume për ditët në vijim

Nga data 13 deri më 19 tetor, fati do të jetë në anën e 3 shenjave, të cilat do të ndiejnë përmirësime të prekshme në jetën e…

Jepet vendimi për Dervish Hasin/ Kirurgu që kreu marrëdhënie me të miturën dhe e quante gruan e katërt…

Kirurgu, Dervish Hasin është dënuar me 15 muaj burg sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën…