‘Nëse s’vjen në orën 6, s’mbaj përgjegjësi’! Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

Një përplasje mes një çifti mësuesish dhe drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore në Tropojë ka përshkallëzuar në një ngjarje shqetësuese, që përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta nga djali i drejtoreshës. Mësuesi Alfred Alfredaj, punonjës në shkollën 9-vjeçare të Fierzës, ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se është kërcënuar me telefon nga Elsi Basha, djali i drejtoreshës së ZVA-së, pas një postimi të bërë në Facebook nga bashkëshortja e tij, gjithashtu mësuese në të njëjtën zonë.

Postimi në fjalë, i cili ishte një shpërndarje e një njoftimi zyrtar nga vetë zyra arsimore, kishte të bënte me ndarjen e kompetencave dhe theksonte se zyra arsimore duhet të merret me drejtuesit e shkollave, jo me disiplinimin e mësuesve. Ky koment, sipas çiftit Alfredaj, ka qenë “shkëndija” që ndezi një konflikt të hershëm institucional. “Gruaja ime ka qenë më parë drejtoreshë e Zyrës së Kadastrës dhe ka pasur përplasje me kryetarin e bashkisë. Ne besojmë se ai ka ndikuar mbi drejtoreshën aktuale të ZVA-së për të ushtruar presion ndaj nesh,” – shprehet Alfredaj. Ai shton se konflikti ka vite që zvarritet dhe ka marrë edhe rrugë ligjore.

Sipas Alfredajt, çifti ka bërë dy kallëzime për shpërdorim detyre ndaj drejtoreshës së ZVA-së, por Prokuroria e Tropojës ka vendosur mosfillim të procedimit penal. Ndryshe ka vepruar gjykata, e cila ka urdhëruar regjistrimin e çështjes dhe fillimin e procedimeve penale.

“Gjykata na ka dhënë të drejtë, por presioni ndaj nesh vetëm sa është rritur. Jemi në stres të vazhdueshëm. Kam shtatë fëmijë, jam mësues mjeshtër dhe nuk po na lënë të punojmë të qetë,” – thotë mësuesi i indinjuar.

Elsi Basha, djali i drejtoreshës dhe njëkohësisht punonjës i OSHEE-së në Tropojë, ka telefonuar Alfredajn dhe e ka ftuar për një “kafe burrash”. Në bisedën e regjistruar nga vetë mësuesi, Basha dëgjohet të thotë se “nuk merret me gratë”, por i kërkon Alfredajt të takohet deri në orën 18:00, përndryshe “nuk mban përgjegjësi për çfarë ndodh më pas”. Gazetarët kanë kërkuar një prononcim nga drejtoresha e ZVA-së, e cila ka mohuar të ketë dijeni për veprimet e të birit. E pyetur nëse është shqetësuar nga postimet në rrjetet sociale, ajo ka refuzuar të komentojë më tej dhe është larguar nga intervista, duke thënë: “Nuk ju jap më përgjigje për asgjë, largohuni.”

Gazetarët më pas kanë kërkuar Elsi Bashën në ambientet e OSHEE-së në Tropojë, ku kolegët e tij kanë thënë se ai ishte larguar për arsye familjare. Edhe pas njoftimit se gazetarët ndodheshin në zyrë, ai nuk është kthyer më dhe ka bllokuar numrin e gazetares në telefon.

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…