“Express-i është i fikur”, si u vranë dy të rinjtë në Durrës për një kafe

Një konflikt i çastit ka përfunduar me dy viktima në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 pranë një karburanti, ku një debat banal në ambientet e një lokali ka përshkallëzuar në përplasje me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, 33-vjeçari Flori Paluçi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Pas kësaj, ndaj Paluçit ka hapur zjarr një 21-vjeçar, Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që forcat blu po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti ka nisur në një lokal, ku njëri prej viktimave dhe një tjetër person kanë hyrë për të porositur një kafe. Kamarieri u ka thënë se ekspresi ishte i fikur, çka ka sjellë një debat të shkurtër. Një tjetër person, i cili ndodhej në lokal, është indinjuar nga sjellja e tyre ndaj kamarierit, dhe situata më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

Kamarieri nuk është lënduar dhe nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në përplasjen e armatosur.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e prokurorit për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në konflikt. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po administron çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Related Posts

Qeveria merr vendimin DRÀSTIK për shumë punonjës! Shkrihet drejtoria e madhe, ja çdo ndodhë me ta

Me një vendim të Qeverisë është shkrirë Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, funksionet e së cilës nga 1 janari 2026, do i kalojnë Shërbimeve Qeveritare. Vendimi…

Aksident tr*gjik në vend, vd*sin dy persona, një ndër to ekspertja e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e…

Pas ndarjes nga jeta të ish presidentit! E k*qja madhe ndodh sot në familjen e Bujar Nishanit

Ka ndërruar jetë Faik Nishani, babai i ish-presidentit të ndjerë të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Lajmi është bërë publik këtë të premte nga mbesa e tij,…

E rëndë! E ndau e dashura, 15-vjeçari hakmerret duke i vr*rë nënën, motrën dhe vëllanë!

SHBA-të janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash. Dhe gjithçka lidhej me një motiv…

I FUNDIT! Rrezohet avioni afer Shqiperise, ne bord kishte shqiptare

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor. Sektori për…

Do e paguajnë dhe të gjithë emigrantët! Për herë të parë, shteti shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Qeveria pritet të miratojë brenda këtij muaji nismën për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Kjo nisëm e hartuar nga Ministria e Financave ka mbaruar fazën…