“B*mba” e deputetit të PD, Sali Berisha do të largohet nga drejtimi në 2026-ën, ja arsyeja

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka bërë dje një deklaratë të “bombë” që po trondit radhët e opozitës. Në një intervistë për “Dritare TV”, deputeti Xhaferri zbuloi se mandati i kryetarit Sali Berisha përfundon në prill të vitit 2026. Sipas Xhaferrit, në të njëjtën periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda PD-së, siç e përcakton statuti i partisë. Deputeti demokrat theksoi se nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i konsideron të manipuluara nga PS, ai duhet të largohet nga drejtimi. “Mandati i zotit Berisha mbaron në prill të 2026. Edhe në prill të 2026 duhet të ketë zgjedhje brenda në PD. Nëse Berisha nuk i ka ripërsëritur zgjedhjet, duhet të largohet”, deklaroi dje Xhaferri. Ai shtoi se do të vijojë të qëndrojë në PD, por nuk do të përfshihet në përplasje të brendshme. “Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, nënvizoi ai. Por deklarata deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është parë si sinjal për ndryshime të mundshme në lidershipin e demokratëve. Brenda PD-së, kjo ka ndezur debat për riorganizimin dhe rikthimin e legjitimitetit. Burime brenda partisë thonë se 2026 mund të jetë viti i një epoke të re për demokratët.

Reagon Kokalari

Ndërkohë më herët edhe aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale me tone të forta ndaj qëndrimit të Sali Berishës, i cili edhe pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike. Kokalari, dikur një nga zërat më mbështetës të Berishës në periudhën e “Foltores”, është kthyer tashmë në një prej kritikeve më të ashpra të tij. Ajo fajëson personalisht Berishën për disfatën elektorale dhe kërkon largimin e tij nga skena politike. “Të jetë njeriu kaq i trashë sa s’kupton që duhet të ikë por vazhdon insiston duke u shtirur si misionar, vetëm Sali Berisha e bën. Realisht mendoj që Berisha do t’i bjere murit me kokë derisa të jap shpirt nga plagët e vetshkaktuara. Ka një arsye pse njerëzia thotë se murit me kokë nuk i bihet. Duhet të jesh i sëmurë psiqik të mendosh ndryshe, shkroi Kokalari.

Reagon Sula

Nga ana tjetër, edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u shpreh disa javë më parë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Z. Sula deklaroi se në zgjedhje ka patur parregullsi, por këto nuk e shpjegojnë të gjithë rezultatin, ndaj Berisha duhet të largohet dhe të mos e mbajë partinë deri në vdekje. “Çdo gjë e ka një fund. Jemi prindër dhe nuk mendojmë që të ikin fëmijët para nesh. Duhet të ikim ne sipas radhës. T’i mbajmë gjërat deri në Tufinë apo Sharrë, nuk e konceptoj dot. Gjithçka ka të bëjë me anën biologjike. Kur shihja kolegët që qeshnin sikur nuk kishte ndodhur asgjë… Unë nuk jam çmendur të them se nuk ka ndërhyrje në zgjedhje, por a shtrembëron numrin e votave apo mandateve? Merr Elbasanin, Durrësin, Tiranën dhe Fierin. Në Elbasan. Po mirë, Arbër Mazniku ishte më i fortë se Balla me bandat, krimin, lekët, Bashkitë? Balla ishte më i fortë se Mazniku. Pse në 2021, të gjithë ne morëm mbi 20 mijë vota më shumë në Elbasan? Ky është problemi. Në Tiranë, nga 151 mijë vota që janë në Tiranë, 136 mijë i ka lista e hapur. Pra votat i ka marrë lista e hapur, jo e mbyllura”, deklaroi ndër të tjera Sula.

Related Posts

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…