“Rama s’di çfarë flet”, mediat britanike ‘nxijnë’ kryeministrin: Po të punonte siç duhet, shqiptarët s’do emigronin

Mediat britanike i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, ku u shpreh se marrëveshja e Brexit që nxori Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, çoi vendin në depresion. Një tjetër çështje që u diskutua ishte dhe ajo emigracionit dhe sesa shumë politikat angleze kanë sulmuar shqiptarët emigrantë, të cilët i konsiderojnë si kriminelë që kanë tejmbushur burgjet e Anglisë.

“Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.

“Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, përfshirë zotin Rama, me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.

“Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, ishin deklaratat e Ramës.

“Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.

“Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, citohet Rama.

Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona”, tha burimi për median britanike.

LEXO Sherri për parkimin e automjetit, detaje nga plagosja e 28-vjeçarit! Arrestohet autori dhe një tjetër, në kërkim vëllai dhe nipi i tij! Si është gjendja e të riut
Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.

“Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm, duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës”, citon “The Mirror”.

“Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua “kriminelëve shqiptarë” në vitin 2023. “Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, citon “Mirror” deklaratat e Ramës.

Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të “mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira”. “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën”, citohet Rama.

“The Independent” u ka bërë gjithashtu jehonë deklaratave të Ramës. Ajo nënvizon se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Sipas saj është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…