Detaje të reja nga përndj*kja e 16-vjeçares që dëmtoi veten dhe G0DlTl policen në Tiranë! (Historia e lidhjes së dashurisë me të “fortin” e Lezhës)

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e raportuar këtë të martë nga Policia e Shtetit ku një 16-vjeçare dëmtoi oficeren e policisë si dhe plagosi veten me mjet prerës, si pasojë e gjendjes së saj të rënduar psikologjike pasi po përndiqej nga një shtetas me “urdhër” të ish-të dashurit të saj 46-vjeçar.

Jetmir Llanaj, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe mediat, para se të binte në prangat e Policisë në mars të këtij viti, ka pasur një lidhje dashurie me 16-vjeçaren. Por, pasi ai u arrestua, vajza vijoi jetën e saj duke nisur një tjetër histori dashurie. Ky fakt nuk u pranua nga Llanaj, i cili ndonëse në qeli, i kishte vendosur të resë “roje”.

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe e bezdisur nga ndjekja ajo ka vendosur që të presë veten me xham, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Gjatë marrjes në pyetje, e reja ka kafshuar punonjësen e Policisë.

Menjëherë autoritetet kanë referuar materialet në Prokurori, ndërkohë që po punojnë për identifikimin e shtetasit të cilin, Jetmir Llanaj, ja kishte vendosur për ta ndjekur.

Jetmir Llanaj, ose i njohur ndryshe si “i forti” i Lezhës, u arrestua në mars të këtij viti pasi akuzohet se është pjesë e një grupi të cilët vendosnin gjoba tek bizneset në Kurbin.

Nga hetimet e kryera rezulton se 46-vjeçari së bashku me katër persona të tjerë, iu vendosnin gjoba biznesmenëve duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Prej 3 muajsh, grupi i Jetmir Llanajt ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat.

Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrancë u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.

Llanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai më herët ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.

46-vjeçari u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa kreu dënimin dhe në janar la qelinë për t’u kthyer sërish në muajin mars.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…