Ky është FIori PaIuçi, që νrᶏu dhe u νrᶏ gjatë konfIiktit në Manëz

Personi në foto është Flori Paluçi, 33-vjeçari (tashmë edhe vetë viktimë) dyshohet si autori i njërës prej vrasjeve të ndodhura mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit. Flori Paluçi rezulton të ketë një të kaluar kriminale. Ai është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane.

Grupi përbëhej nga 6 shtetas sicilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre.

Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro.

Në njërin prej rasteve, grabitësit janë përballur edhe me pronarin e dyqanit, duke mbajtur armë lodër për të trembur dhe neutralizuar viktimën, e më pas janë larguar me një sasi të konsiderueshme sendesh të çmuara.

Konflikti sot në Manzë nisi për kafe. Kurti ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21-vjeç, i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur.

Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.

Related Posts

Përqafim dhe…/ Limi dhe Alba surprizojnë me një moment afrimiteti

Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Pas një periudhe të mbushur…

U miratua me një PO të fortë&/ Kryeministri Rama jep lajmin: Presidenti i SHBA-së më

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ftesën e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku theksoi se kjo ftesë u pranua dhe u…

Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja Qirjako: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë

“Është shtrenjtuar paketa juaj?” “Po.” “Sa?” “Me 30 lekë.” Prej shumë kohësh akciza mbi duhanin dhe produktet e tij, rritet në mënyrë të përvitshme, duke u reflektuar…

“Gruaja duhet t’i shërbejë burrit”, Neritani i “hakërrehet” Eni Çobanit: Ua keni hapur sytë!

Kristina ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobanin bashkëshortin e saj Neritanin. Në klipin e tyre prezantues, situata mes çiftit duket tejet e…

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me…

Qeveria Rama jep 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë vitit 2026 sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…