Aks*dent në aksin Kukës–Krumë, pesë persona të Iënduar, mes tyre tre fëmijë

Krumë – Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin “Kukës–Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, ku janë përfshirë një automjet tip veturë dhe një kamion. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtuese shtetasen V.Q. është përplasur me një kamion që drejtohej nga shtetasi R.Q. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesja e automjetit dhe tre pasagjerë të mitur që ndodheshin me të, si dhe një pasagjer në kamion.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Krumë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Përqafim dhe…/ Limi dhe Alba surprizojnë me një moment afrimiteti

Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Pas një periudhe të mbushur…

U miratua me një PO të fortë&/ Kryeministri Rama jep lajmin: Presidenti i SHBA-së më

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ftesën e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku theksoi se kjo ftesë u pranua dhe u…

Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja Qirjako: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë

“Është shtrenjtuar paketa juaj?” “Po.” “Sa?” “Me 30 lekë.” Prej shumë kohësh akciza mbi duhanin dhe produktet e tij, rritet në mënyrë të përvitshme, duke u reflektuar…

“Gruaja duhet t’i shërbejë burrit”, Neritani i “hakërrehet” Eni Çobanit: Ua keni hapur sytë!

Kristina ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobanin bashkëshortin e saj Neritanin. Në klipin e tyre prezantues, situata mes çiftit duket tejet e…

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me…

Qeveria Rama jep 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë vitit 2026 sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…