Qëndroi 20 vite i mbyllur në kafazin e një restoranti në Tiranë, ariu Mark ngordh në Austri mbas 3 vitesh liri

Organizata ndërkombëtare e mirëqenies së kafshëve “Four Paws” ka njoftuar se ariu Mark ka ndërruar jetë në Bear Sanctuary Arbesbach në Austri, tre vite pasi u shpëtua nga kushtet e rënda në Shqipëri.

Marku u bë i njohur në vitin 2022, kur u shpëtua nga një kafaz i vogël pranë një restoranti në periferi të Tiranës, ku për vite të tëra ishte mbajtur në kushte të mjerueshme dhe ushqehej vetëm me mbeturinat që i hidhnin klientët. Si pasojë e trajtimit të keq, ai kishte arritur mbipeshë dhe vuante nga probleme serioze shëndetësore.

Pas shpëtimit, Marku u transferua në strehën e arinjve në Arbesbach, ku gjeti më në fund lirinë dhe kujdesin që i mungonin. Gjatë këtyre tre viteve, ai shijoi jetën në pyll, eksploroi ambientin e tij të ri dhe u kujdes me dashuri nga ekipi i vullnetarëve të “Four Paws”.

Fatkeqësisht, problemet e mëparshme shëndetësore rezultuan fatale, por organizata thekson se Marku jetoi me dinjitet dhe në paqe vitet e fundit të jetës së tij.

Related Posts

Brikenën e bëri lider produksioni”/ Zbulon prapaskenat me Luizin

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet…

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. Nga aksidenti ka ndërruar…

Ngjarje te renda sot ne Tirane

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja” në Tiranë. Policia bën me dije se një person ka qëlluar me thikë dy persona pas një konflikti…

Gazetari shqiptar ben paralajmerimin e madh

Sot lufta mes SHBA dhe Izrael, kundrejt Iranit ka hyrë në ditën e tretë. Dhe shqetësimi e tensioni i shkaktuar nga kjo luftë e re e nisur…

E rëndë në Tiranë! Një person i vë flakën vetes me benzinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Tiranë, ku shtetasi F. P., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të vetëdjeget…

E FUNDIT/ Në rrëzik Shqipëria dhe Kosova! Irani publikon hartën se ku do i godasë bazat Amerikane

Tensionet në Lindjen e Mesme arrijnë nivele alarmante! Irani publikon një hartë strategjike duke pretenduar se ka identifikuar objektivat ushtarake amerikane që mund të goditen në rast…