Bonusi për pensionistët, nga 10 deri në 15 mijë lekë në fundvit

9.4 miliardë lekë apo 97 milionë euro do të jetë fondi total që do të akordohet për bonusin e fundvitit për pensionistët nga qeveria. Në rishikimin e fundit të buxhetit qeveria përcakton se përtej vlerës së programuar në buxhetin fillestar prej 3.5 miliardë lekë ose 36 milion eurosh, shtesa në buxhetin për bonusin këtë vit do të jetë edhe 5.9 miliardë lekë ose 61 milionë euro.

Pothuajse e njëjta vlerë u shpërnda edhe për pensionistët një vit më parë duke u ndarë kështu sipas fashave të vendosura nga qeveria.

Në aktin normativ përcaktohet se shpërndarja do të kryhet sipas skemave në vendimin e Këshillit të Ministrave. Edhe këtë vit pensionistët pritet të marrin të njëjtën vlerë nisur nga buxheti i përcaktuar. Të ndarë sipas fashave pensionistët mbi 20 mijë lekë pension pritet të marrin 10 mijë lekë bonus ndërsa ata nën 20 mijë lekë pritet të marrin një bonus 15 mijë lekë.

Në aktin normativ përcaktohet se janë rreth 756 mijë pensionistë që do të përfitojnë. Në të cilën përfshihen pensionet e invaliditetit, të pleqërisë, sociale, suplementare, pensionet e parakohshme të ushtarakëve etj.

Një vit më parë bonusi përfshiu dhe gra e burra të ve, fëmijë jetimë do të kenë bonusin e plotë 15 mijë lekë.

Ndonëse bonusi u shpërnda në fillim dhjetori 2024, qeveria shpërndau edhe një tjetër bonus atë të pranverës nga 5 deri në 10 mijë lekë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…