Sapo ndodhi levizja e madhe, pritet te shkundet ‘vendi’, SPAK e mori ne dore..

Një ndër operacionet e suksesshme policore që solli arrestimin e shumë të kërkuarit Aldo alias Elidon Avdyli në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek një çështje mjaft të njohur për interesin publik, siç është ajo e zhdukjes pa adrresë e biznesmenit, Ervis Martinaj.

Kjo dosje sensitive që aktualisht është e pezulluar në prokurorinë e Lezhës, flet për fatin tragjik të zhdukjes se “mbretit” të lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj, për të cilin prej muajit Gusht 2022 nuk ka asnjë gjurmë.

Në atë periudhë dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit.

Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për policinë dhe prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdyli, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj

Ndaj pas kapjes së këtij personi në zonë e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.

Ballafaqimi i Aldo Avdylit me këtë dosje, mund të çojë SPAK drejt një mundësie të zbardhjes së misterit më të madh të botës së krimit në Shqipëri.

Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”.

Aldo Avdyli, nuk është nip i Astrit Avdylit siç raportohet shpesh në media. Me Astrit Avdylin ata të dy janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip./EltonQyno

Related Posts

Brikenën e bëri lider produksioni”/ Zbulon prapaskenat me Luizin

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet…

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. Nga aksidenti ka ndërruar…

Ngjarje te renda sot ne Tirane

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja” në Tiranë. Policia bën me dije se një person ka qëlluar me thikë dy persona pas një konflikti…

Gazetari shqiptar ben paralajmerimin e madh

Sot lufta mes SHBA dhe Izrael, kundrejt Iranit ka hyrë në ditën e tretë. Dhe shqetësimi e tensioni i shkaktuar nga kjo luftë e re e nisur…

E rëndë në Tiranë! Një person i vë flakën vetes me benzinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Tiranë, ku shtetasi F. P., 53 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të vetëdjeget…

E FUNDIT/ Në rrëzik Shqipëria dhe Kosova! Irani publikon hartën se ku do i godasë bazat Amerikane

Tensionet në Lindjen e Mesme arrijnë nivele alarmante! Irani publikon një hartë strategjike duke pretenduar se ka identifikuar objektivat ushtarake amerikane që mund të goditen në rast…