Një histori dashurie me rrënjë shqiptare përfundoi në një tragjedi që ka tronditur Kanadanë. 29-vjeçarja Savannah Kulla, nënë e katër fëmijëve, u gjet e pajetë në një parking në qytetin Brampton, Ontario, pasi bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, i fiksuar pas saj, nuk pranoi ndarjen.
Sipas mediave kanadeze, Deschepper kishte treguar shenja kontrolli dhe xhelozie të theksuar muajt e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të Savannah për ta lënë pas marrëdhënien, ai e kishte ndjekur dhe i kishte dërguar mesazhe të vazhdueshme. Në fundjavë, takimi mes tyre për të “biseduar qetësisht” përfundoi në një akt fatal.
Pas ngjarjes, 38-vjeçari rrëmbeu vajzën e tyre njëvjeçare dhe tentoi të largohej. Policia kanadeze shpalli menjëherë alarmin “Amber” dhe, pas ndjekjes, ai u lokalizua në një stacion karburanti ku mbeti i vdekur gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit. Foshnja u gjet e padëmtuar dhe iu dorëzua familjes.
Nëna e viktimës, Karen Kulla, tregoi me lot në sy për vajzën që kishte ëndrra dhe plane për të ardhmen.
“Ai ishte i fiksuar pas saj. E donte deri në sëmundje. Nuk do ta besoja kurrë se mund ta dëmtonte. Ishte i verbuar nga xhelozia,” u shpreh ajo për mediat kanadeze.
Savannah Kulla kishte lindur dhe ishte rritur në Kanada nga prindër shqiptarë. Ajo punonte në sektorin e shërbimeve dhe kujdesej për katër fëmijët e vegjël, tre djem dhe një vajzë. Komuniteti shqiptar në Brampton është bashkuar për të ndihmuar fëmijët, ndërsa miqtë e saj e përshkruajnë si një nënë të përkushtuar dhe të qetë.
Hetuesit po punojnë për të zbardhur në detaje dinamikën e ngjarjes dhe po hetojnë nëse 38-vjeçari ka marrë ndihmë nga një grua që dyshohet se e priste në makinë në momentin e arratisjes.
Vrasja e 29-vjeçares shqiptare tronditi Kanadanë, zbardhet fakti tjetër: burri i mori jetën në parking dhe rrëmbeu vajzën njëvjeçare
Ngjarja e rëndë që ka tronditur Kanadanë, ka zhvillime të reja. 29-vjeçarja shqiptare Savannah Kulla, nënë e katër fëmijëve, u gjet e vrarë në një parking në qytetin Brampton, Ontario.
Sipas hetimeve të fundit, autor i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç, i cili pas krimit rrëmbeu vajzën e tyre njëvjeçare dhe tentoi të largohej drejt zonës së Niagara Falls.
Pas një ndjekjeje të policisë, Deschepper u lokalizua në një stacion karburanti, ku mbeti i vdekur gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit. Fëmija, fatmirësisht, u gjet e padëmtuar dhe iu dorëzua familjarëve.
Autoritetet kanadeze njoftuan se pas ngjarjes u shpall një alarm “Amber”, ndërsa njësia e posaçme hetimore e provincës së Ontarios mori në dorë çështjen për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Familjarët e viktimës kanë deklaruar për mediat vendase se Savannah ishte përpjekur të largohej nga marrëdhënia. Nëna e saj, Karen Kulla, tha se vajza i kishte rrëfyer vetëm pak ditë më parë se “duhej të largohej prej tij”.
“Ai ishte i fiksuar pas saj, si i verbuar nga xhelozia. Kurrë nuk do ta besoja se mund të ndodhte diçka e tillë,” është shprehur nëna e saj për mediat kanadeze.
Savannah dhe Anthony kishin katër fëmijë të vegjël: tre djem dhe një vajzë. Komuniteti shqiptar në Kanada dhe fqinjët në Brampton kanë hapur një fushatë mbështetjeje për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të mbetur pa prindër.
Policia ka njoftuar se po vijon hetimet për të zbuluar nëse Deschepper kishte bashkëpunëtorë, pasi sipas disa dëshmive, ai mund të jetë ndihmuar nga një grua që e priste në makinë në momentin e arratisjes.
Çfarë ndodhi
Një nënë e re me katër fëmijë, Savannah Kulla, 29 vjeç, u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj, Anthony Deschepper, 39 vjeç, të cilin familjarët e përshkruan si të “obsesuar” pas saj.
Deschepper së pari mori me vete vajzën njëvjeçare të çiftit, por më pas e la fëmijën në duart e familjes në Niagara Falls. Kulla u gjet e vrarë në parkingun e një qendre tregtare në Brampton, Ontario.
Policia nxori një alarm Amber për fëmijën e rrëmbyer dhe më vonë, në një stacion karburanti, ekipet e Ontario Special Investigations Unit (SIU) e lokalizuan Deschepper. Ai u qëllua për vdekje nga policia në incidentin që pasoi, edhe pse nuk ka prova që të ketë qëlluar vetë.
Familjarë të Kullës thanë se ajo po përpiqej të largohej nga ish-i dashuri, ndërsa fëmijët, 6, 5, 4 dhe 1 vjeç, tani janë nën përkujdesin e të afërmve. Familja ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh për të siguruar të ardhmen e tyre.

