Aksident i rëndë në Kukës/ Gjendet në rrugë makina e shkatërruar, autori largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.

Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte shkatërruar pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT. Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.

Policia nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi makina u gjet në mëngjes.

Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për të.

Ende nuk dihet nëse në momentin e përplasjes në automjetin e dëmtuar ka pasur persona brenda, përfshirë drejtuesin apo pasagjerë.

Burime lokale bëjnë me dije se gjatë orëve të vona të natës, shumë të rinj në Kukës shndërrojnë rrugët e qytetit në pista garash, çka ka shkaktuar disa aksidente të rënda. Vetëm gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar tre aksidente serioze në këtë zonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…