Tr*ndit Behxhet Pacolli, i nxjerr të gjitha, zbulon se kush e mashtroi për Aeroportin e Vlorës

Miliarderi dhe pronari i Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, ka bërë një deklaratë publike ku akuzon noteren Vjollca Selimi se ka ndërmarrë veprime të kundërligjshme dhe në mënyrë të fshehtë dhe se çdo lajm që qarkullon për problematika në Aeroportin e Vlorës, janë si pasojë e saj. Behgjet Pacolli përmes një deklarate të gjatë shprehet se noterja në Tiranë, Valbona Selimi, pretendon se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.

Por Pacolli e mohon këtë duke thënë se as ai vetë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj.

“Nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.”-thekson Pacolli.

Miliarderi ndaj të cilit janë hedhur shumë akuza ditët e fundit, sqaron opinionin publik se të gjitha pretendimet janë të rreme ndërsa thekson se akti noterial i shumëpërfolur përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka@co, “me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar të realizojë transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht katër muaj më vonë, 18 Gusht 2025, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.”

“Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.”-shprehet Pacolli.

DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK

Gjithë perfolje e situtë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme.

Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon: Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.

Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.

Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.

Këto pretendime janë plotësisht të rreme. Unë nuk e njoh noteren Selimi, Une nuk kam qene asnjehere ne zyret apo ambientet e saj nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë nga ajo ose nga ndonjë person tjetër në lidhje me aktet e përmendura.

Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht kater muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.

Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj noteres Valbona, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…

Po punonte tokën, 36-vjeçari rrëzohet dhe shtypet nga freza: Humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Peshtan Bregas, në Njësinë Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në…

Greqia dërgon dy anije dhe avionë luftarakë F-16. Irani sulmoi me dron pjesën greke të..

Baza ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro është goditur nga një dron, raportoi Cyprus Mail. Sipas informacioneve, një “dron i vogël” ka rënë në aeroport pak para…

LAJM I FUNDIT/ Incident i dhimbshëm në vendin tonë, humb jetën një djalë i ri (Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj…

Brikenën e bëri lider produksioni”/ Zbulon prapaskenat me Luizin

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet…

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. Nga aksidenti ka ndërruar…