Profesori: “Shqiptarët dhe çeçenët vr*sin pa asnjë motiv”

Në Shqipëri, jeta po humbet gjithnjë e më shpesh për “asgjë”. Një vend parkimi, një parakalim, një fjalë në semafor, një karrige në lokal dhe së fundmi, një filxhan ekspres. Nuk janë më vr*sje me motive, janë shpërthime të verbra që ndodhin aty ku logjika pushon dhe njeriu nuk di më pse po vepron.

Ne jemi bërë një vend që i zgjidh konfliktet jo me fjalë, por me thikë, me armë, me inat. Një vend ku fjalët janë konsumuar, ku komunikimi është zëvendësuar nga britma. Ku vetëkontrolli është luks, dhe ndjeshmëria, një dobësi. Një shoqëri që nuk di më të falë, nuk di më të dëgjojë, nuk di më të qeshë.

Në gjuhën e drejtësisë, quhen “vr*sje për motive të dobëta”. Por në gjuhën e jetës, janë prova se kemi rënë më poshtë se krimi vetë. Sepse një vrasje me motiv të dobët nuk është thjesht krim, është një akt marrëzie, një dritare e hapur drejt çmendurisë që po na përpin si shoqëri.

Çfarë është një “motiv i dobët”? Një arsye e pavlefshme që nuk justifikon asnjë veprim njerëzor, e jo më heqjen e jetës. Një xhelozi qesharake, një inat banal, një ndjenjë zotërimi mbi “të drejtën time”. Është kur dikush ndjehet “i ofenduar” pse e panë shtrembër, kur dikush vr*t sepse “u ndje i injoruar”. Një çast narcizmi që kthehet në tragjedi.

Në vendet e tjera, motivi është pasioni, fitimi, pushteti. Tek ne, motivi është “asgjëja”. Dhe kjo është më e frikshme se çdo mafie, sepse ajo “asgjë” nuk parashikohet, nuk parandalohet. Nuk ka logjikë, nuk ka plan. Ka vetëm shpërthim.

Shqipëria sot nuk vr*t për hakmarrje, por për sedër. Për një fjalë të humbur, për një vend uljeje, për një kujtesë që s’duhej risjellë. Dhe pas çdo ngjarjeje, ne rrimë të habitur, me pyetjen e njëjtë: Si është e mundur? Por nuk është më e habitshme. Është simptomë. Simptomë e një shoqërie që nuk njeh kufi emocional, që nuk edukon ndjeshmërinë, që nuk kultivon përmbajtje. Një vend ku “mos u bëj qesharak” ka zëvendësuar “mos u bëj i rrezikshëm”.

Në thelb, vrasjet me motive të dobëta janë pasqyra më e saktë e krizës sonë morale. Aty shfaqet gjithçka që nuk funksionon: familja që nuk mëson durimin, shkolla që nuk edukon karakterin, politika që promovon arrogancën, dhe rrjetet sociale që ushqejnë egon. Kështu lind “njeriu i padurueshëm”, ai që nuk e përballon dot as një kundërshtim të vogël, as një ndjesi humbjeje, as një fjalë të gabuar. Dhe ai, jo krimineli profesionist, është sot kërcënimi më i madh i shoqërisë shqiptare.

Një profesor europian tha dikur se “shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv”. Një fjali që dikur do na dukej fyerje, por sot tingëllon si diagnozë për një shoqëri të sëmurë nga brenda, nga mllefi, stresi, varfëria, nga mungesa e çdo filtri emocional që ndalon dorën para se të godasë.

Nëse një filxhan kafeje mund të bëhet arsye për të vrarë, nuk është më problemi te kafeja, por te ne. Te mënyra si e kemi humbur ndjenjën e masës, të respektit, të vlerës për jetën.

Dikur thoshim “nuk vritet njeriu për kaq pak”. Sot, kjo fjali nuk vlen më. Sepse “kaq pak” është bërë arsye e mjaftueshme për të shuar jetë. Më shumë se krim, ky është turpi ynë kolektiv. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse shumë të rinj po largohen nga Shqipëria. Jo për mungesë ekonomie por sepse ndihen të huaj në këtë mjedis të egër e të dhunshëm pa kurrfarë logjike./JOQ

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…