Aks*dent fatal, shuhet ne lule te rinise vajza 20 vjeçe

Prishtinë / Mazgit – Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin në Kosovë dhe diasporë. Ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik trafiku në Gjermani, mërgimtarja e re, Jeta Kozmaqi.

Burime familjare, përfshirë xhaxhain e saj, Ajdin Kozmaqi, kanë konfirmuar se Jeta ishte vetëm 20 vjeçe. Lajmi për vdekjen e saj të parakohshme ka shkaktuar dhimbje të thellë tek të afërmit dhe miqtë. Nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat e aksidentit të ndodhur në territorin gjerman.

Varrimi Dhe E Pamja
Familja Kozmaqi ka njoftuar publikisht detajet e varrimit dhe të pamës:

Varrimi: Do të bëhet sot, e shtunë, më 25 tetor 2025, me namazin e ikindisë (rreth orës 15:30), në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes).

E Pamja: Do të mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh, afër Banesave të Arabëve), gjatë tre ditëve: të dielën, të hënën dhe të martën, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Humbja e jetës së re shton bilancin tragjik të mërgimtarëve shqiptarë që humbasin jetën në aksidente rrugore jashtë vendit, duke sjellë zi në familjet e tyre në Kosovë.

Related Posts

Fatos Nano në gjendje kritike prej 16 ditësh, mjekët: sfida mbetet rizgjimi i trurit

25 Tetor 2025 — Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të luftojë për jetën në një prej spitaleve private të Tiranës, ku prej 16 ditësh ndodhet në terapi intensive…

Horoskopi javor 27 tetor- 2 nëntor nga Paolo Fox

Dashi (vendi i pestë) Do të jeni gjatë këtyre ditëve të vendosur dhe të qartë për objektivat tuaja. Jeni një shenjë ambicioze dhe e dini saktësisht se…

Durrës, 30-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe merr përpara 2 këmbësorët, të pl agosurit transportohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, ku automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës,…

Të shtëna me ar më në këtë vend, dy të vd ekur dhe shtatë të pl agosur

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë gjatë…

”Do shpenzoni …”/ Horoskopi ditor për sot, e Dielë 26 tetor 2025

Dashi Ka rrezik te bëni edhe ndonjë çmenduri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, vetëm për te mbajtur zgjuar gjithë kohës zjarrin e pasionit. Beqaret…

Flemë një orë më shumë, por ndihemi më të lodhur! Ndryshimi i orës ndikon në trup, ja si t’i minimizoni pasojat

Edhe pse kalimi në kohën e dimrit pritet nga shumë njerëz me lehtësim sepse “flemë” një orë më shumë, në praktikë ndodh shpesh e kundërta pasi ndihemi…