FOTO+EMRI/ Po kontrollonte punimet e një ure, ky është inxhinieri që ra nga lartësia dhe humbi j*tën! La pas dy fëmijë

Në foto është Guri Dashi me profesion inxhinier ndërtimi i cili humbi jetën duke inspektuar punimet e një ure në Paulesh të Peqinit. Ai la pas dy fëmijë të mitur. Policia e Peqinit ka vënë në pranga drejtuesin teknik të një kantieri ndërtimi, pas vdekjes tragjike të një inxhinieri gjatë punimeve në aksin Lekaj–Elbasan. Viktima është identifikuar si Guri Dashi, 42 vjeç, i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia teksa po kontrollonte punimet e një ure në këtë segment rrugor.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Postimi: Një inxhinier rrugësh ka humbur jetën tragjikisht gjatë orarit të punës në Peqin të Elbasanit, teksa kontrollonte punimet e një ure. Viktima është inxhinieri Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit. Gjatë viteve të punës, ai ka qenë pjesë e disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, si “Alb Star” dhe “Alb Building”. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta lë pas një dhimbje të madhe për familjarët dhe dy fëmijët e tij të mitur. Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec së bashku me familjen. Me këtë aksident të rëndë, shoqëria humbi një inxhinier të zotë dhe një familjar shembullor. Ngushëllime të sinqerta familjes.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…