Aks*denti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të Iënduar

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në vendin e quajtur “Vanar” në Njësinë Administrative Xibër. Në aksident u përfshin një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “Volvo”. Të dy po lëviznin në drejtim të Dibrës ndërsa dëshmitarët thanë se në momentin e aksidentit ka qenë autokolonë automjetesh të cilat po lëviznin në drejtim të qarkut Dibër për fundjavë.

Po ashtu, dyshohet se një automjet ka tentuar të ndalet në rrugë e për pasojë të gjitha automjetet është dashur të frenonin ndërsa automjeti i fundit ka goditur nga pas automjetin e parafundit, në rastin konkret Vovlon në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe autoambulanca ku u bë e mundur transportimi për kontroll mjekësor të personave të përfshirë në aksident. Sipas bluzave të bardha të Qendrës Shëndetësore Klos, të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Ndërkohë, rruga e Arbrit ka një fluks të ngarkuar lëvizjesh në fundjavë për shkak se shumë qytetar që banojnë në Tiranë kthehen të kalojnë fundjavën në vendlindje.

Related Posts

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar…

Sara Gjordeni akuzon formatin dhe i del në mbrojtje banorëve të BBVA 5 pas gafave në sfidën me pyetje

Ditët e fundit, rrjeti ka “kryqëzuar” banorët e “Big Brother VIP Albania 5” për gafat e tyre të panumërta gjatë testit të kulturës së përgjithshme. Ndërkohë që…

Trump ‘nuk kursen’, kryeministrin britanik: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin që erdhi Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministrin britanik Keir Starmer duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira, deri në momentin që ‘erdhi Starmer’….

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…

Zgjedhjet në PD/ Kush do ta marrë drejtimin e partisë? Deklarata befasuese e Boçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie….

“Nëse për dikë është tmerr…”- Fifi i del në mbrojtje Erkandit dhe ONIMA, zbulon edhe një sekret

Skandali i bujshëm mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” ka ndarë në dy kampe estradën shqiptare. Ndërkohë që një numër i madh artistësh kanë dalë publikisht…