“Do të jeni kritik ndaj vetes”, horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2025

Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni plot frymëzim dhe energji, gati për të përballuar çdo sfidë. Çdo orë do jetë e mbushur me ide dhe veprime konkrete. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e begatë dhe plot harmoni. Do ndërmerrni projekte të përbashkëta me partnerin dhe do zbuloni anë të reja të tij që do ju afrojnë edhe më shumë. Ju beqarët do përjetoni emocione të forta dhe takime që mund të ndryshojnë humorin tuaj. Në punë mund të ndiheni disi të kufizuar për shkak të mungesës së mjeteve apo mbështetjes, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Financat do jenë delikate; shmangni lojërat e fatit dhe çdo vendim të nxituar.
Shëndeti: Kujdesuni për pushimin dhe mos e teproni me lodhjen mendore. Një shëtitje në natyrë do ju ndihmojë të çlironi stresin.
Këshilla: Ndonjëherë kërkimi i ndihmës është shenjë force, jo dobësie.

Demi
Kjo ditë do jetë disi e trazuar për ju. Mund të jetë e vështirë të ruani një klimë të ngrohtë në marrëdhënie, prandaj përgatituni për tensione. Për ju që jeni në çift, konfliktet me partnerin do jenë të vazhdueshme, madje edhe për gjëra të vogla. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos thoni fjalë që nuk i mendoni. Ju beqarët do keni dëshira të mëdha, por jo të gjitha do realizohen. Gjithsesi, dita do jetë më pozitive se më parë. Në punë do ndiheni të keqkuptuar dhe pa motivim, por mos u dorëzoni. Financat do mbeten të qëndrueshme falë ndikimit pozitiv të planetëve.
Shëndeti: Kujdes me nervat dhe tensionin emocional. Një ditë relaksi do ishte ideale.
Këshilla: Mos kërkoni gjithmonë të keni të drejtë, ndonjëherë qetësia vlen më shumë se fitorja.Binjakët
Sot do duhet të merrni disa vendime të rëndësishme që do ndikojnë në të ardhmen tuaj. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëdhenj. Për ju të dashuruarit, gjithçka do shkojë mirë nëse shmangni posesivitetin dhe kërkimin e kontrollit. Mos harroni se dashuria kërkon liri dhe mirëkuptim. Beqarët do kenë takime pasionante që mund të kthehen në lidhje të forta emocionale. Në punë, ndonjëherë do ndiheni të pasigurt dhe pa diplomaci, por kërkoni ndihmë kur është e nevojshme. Financat do jenë të qëndrueshme dhe do ndiheni më të qetë për të ardhmen.
Shëndeti: Do ndiheni mirë fizikisht, por shmangni stresin e panevojshëm. Kujdes me orët e gjumit.
Këshilla: Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Bashkëpunimi sjell suksesin.

Gaforrja
Urani do sjellë pozitivitet dhe energji të reja në jetën tuaj sot. Do ndiheni më të qetë dhe të rrethuar nga harmonia. Për ju që jeni në çift, Venusi do ju frymëzojë të bëni gjëra ndryshe, të dilni nga rutina dhe të sillni më shumë ndjesi të reja në marrëdhënie. Ju beqarët do keni takime të bukura që mund të shndërrohen në lidhje afatgjata. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të duruar, duke ecur drejt qëllimeve me besim të plotë. Financat do përmirësohen ndjeshëm, duke ju dhënë mundësinë të bëni disa investime të zgjuara.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por kujdesuni për ushqimin dhe mos e teproni me lodhjen.
Këshilla: Mos kini frikë nga ndryshimi, sepse ai mund të sjellë bekime të mëdha.

Luani
Falë Hënës dhe Marsit, do jeni më të logjikshëm dhe më të qëndrueshëm sot. Do mendoni me maturi dhe do shmangni vendimet e nxituara. Për ju që jeni në një lidhje, dita do karakterizohet nga harmonia dhe bashkëpunimi. Çdo mosmarrëveshje e vjetër do marrë fund dhe do afroheni më shumë. Ju beqarët duhet të zgjidhni me kujdes mënyrën e afrimit me personin që ju pëlqen, sepse çdo gabim mund të përmbysë gjithçka. Në punë do jeni energjikë dhe të gatshëm për sfida të reja. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm me financat, sepse rreziqet janë të mundshme.
Shëndeti: Fiziologjikisht do ndiheni mirë, por mos e lini pas dore pushimin.
Këshilla: Kujdes me fjalët dhe veprimet. Ndonjëherë maturia sjell fitore më të mëdha se guximi.

Virgjëresha
Dita e sotme do jetë plot gjallëri dhe argëtim. Do ndiheni të lirë dhe të mbushur me optimizëm. Për ju të dashuruarit, Venusi do sjellë harmoni dhe do ju shtyjë të provoni përvoja të reja që do forcojnë lidhjen tuaj. Do përjetoni emocione të thella dhe momente të paharrueshme. Beqarët do ndihen mirë me veten dhe nuk do kenë ndonjë mungesë të madhe emocionale. Në punë do tregoheni të sigurt dhe të vendosur. Do arrini çdo objektiv dhe do fitoni respektin e të gjithëve. Financat do jenë nën kontroll dhe nuk do përballeni me vështirësi.
Shëndeti: Do ndiheni në formë të shkëlqyer, por ruani ekuilibrin në oraret e pushimit.
Këshilla: Mos harroni se gëzimi është zgjedhje, jo rastësi. Zgjidhni të buzëqeshni sot.Peshorja
Kjo ditë do kërkojë prej jush sinqeritet dhe guxim për të shprehur gjithçka që ndieni. Vetëm duke folur hapur do arrini qetësinë e brendshme që kërkoni. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni përjetuar tensione apo keqkuptime, sot do gjeni një mënyrë për t’u kuptuar më mirë me partnerin. Harmonia do fillojë të rikthehet dhe zemra juaj do ndjejë lehtësim. Ju beqarët do ndiheni tërheqës dhe mund të bini në dashuri me një person që do t’ju shfaqet papritur në rrugën tuaj. Në fushën profesionale, situata po përmirësohet gradualisht. Shefat do tregohen më mirëkuptues dhe do ju japin më shumë hapësirë për të shprehur idetë tuaja. Edhe pse financat nuk do pësojnë ndonjë ngritje të madhe, do ndiheni të qetë që gjendja po stabilizohet.
Shëndeti: Do ndiheni disi të lodhur mendërisht për shkak të ngarkesës emocionale, por një shëtitje në natyrë ose një mbrëmje e qetë do ju ndihmojë të çlodheni. Kujdesuni për gjumin dhe shmangni streset e panevojshme.
Këshilla: Flisni, mos heshtni. Vetëm duke ndarë mendimet dhe ndjenjat, do gjeni paqen që kërkoni.

Akrepi
Dita e sotme do ju bëjë më kërkues dhe kritik ndaj vetes, por kjo mund të kthehet në forcën tuaj më të madhe. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni më të qetë, pa tensione dhe më të lirë për të diskutuar tema që dikur shmangnit. Partneri do tregojë mirëkuptim dhe do ju dëgjojë me vëmendje. Ju beqarët do tregoheni më racionalë në zgjedhjet që bëni dhe nuk do nxitoheni në marrëdhënie që s’janë të sigurta. Në punë, për të pasur sukses, duhet të bashkëpunoni më shumë me kolegët dhe të mos veproni vetëm. Durimi do jetë çelësi i arritjeve tuaja. Financat do mbeten të qëndrueshme, pa luhatje të mëdha.
Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor, shmangni lodhjen mendore dhe bëni aktivitete që ju qetësojnë. Një pushim i shkurtër do ishte ideal për ju.
Këshilla: Mos e kërkoni përsosmërinë menjëherë. Hapat e vegjël janë më të sigurt drejt suksesit.

Shigjetari
Një ditë e mbushur me energji dhe vendosmëri po ju pret. Do dini si të veproni dhe çfarë të zgjidhni në çdo situatë. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia do jetë e qetë dhe e ndërtuar mbi mirëkuptim. Do dini t’i shmangni keqkuptimet dhe do tregoheni më të kujdesshëm në komunikim. Ju beqarët do keni mundësi të arta për takime, disa prej të cilave mund të kthehen në lidhje të qëndrueshme. Në punë, shefat do ju vlerësojnë për aftësitë tuaja dhe do kërkojnë mendimin tuaj për projekte të rëndësishme. Financat do përmirësohen ndjeshëm, ndaj mund të mendoni për ndonjë investim të vogël ose kursim të qëndrueshëm.
Shëndeti: Do ndiheni plot energji dhe humor, por mos e teproni me aktivitetet fizike. Pini më shumë ujë dhe mos neglizhoni pushimin.
Këshilla: Shfrytëzojeni këtë valë pozitive për të ndërtuar diçka që do zgjasë. Fati është në anën tuaj.

Bricjapi
Sot do ndiheni më optimistë dhe me dëshirë për të shijuar jetën. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e mbushur me ngjyra, mirëkuptim dhe emocione të ngrohta. Do keni bashkëpunim të shkëlqyer me partnerin dhe do ndiheni të bashkuar. Ju beqarët mund të ndiheni disi të lodhur nga kërkimet e vazhdueshme, por mos u dorëzoni. Dashuria mund të vijë nga një drejtim që s’e prisni. Në punë, mund të ndjeni nevojën për ndryshim. Nëse ndiheni të bllokuar, mos kini frikë të kërkoni këshilla apo të provoni diçka të re. Financat kërkojnë kujdes, mos shpenzoni pa llogari dhe mbani një kontroll të vazhdueshëm.
Shëndeti: Do ndiheni më të qetë shpirtërisht, por kujdes me lodhjen fizike. Një rutinë e lehtë ushtrimesh do ju ndihmojë të rifitoni energjinë.
Këshilla: Mos kini frikë nga ndryshimi. Shpesh, rrugët e reja sjellin mundësitë më të bukura.

Ujori
Dita do jetë produktive dhe do arrini të përmbushni çdo qëllim që keni vënë. Në dashuri, marrëdhëniet do jenë të qëndrueshme. Do ndiheni të kuptuar dhe të vlerësuar nga partneri. Ju beqarët do keni disa takime interesante, por asnjë lidhje e fortë nuk pritet ende. Durimi do shpërblehet në kohën e duhur. Në punë do tregoheni të organizuar, korrektë dhe me ide të qarta. Koleget dhe eprorët do ju respektojnë për përkushtimin tuaj. Financat do stabilizohen dhe do arrini më në fund të shmangni streset e mëparshme.
Shëndeti: Gjendja fizike do jetë e mirë, por përpiquni të mos mbingarkoheni. Trupi ka nevojë për pushim po aq sa për punë.
Këshilla: Vlerësoni rrugën që keni bërë deri tani. Suksesi nuk është rastësi, por rezultat i përkushtimit tuaj.

Peshqit
Sot duhet të tregoheni më të kujdesshëm në veprime sepse do keni tendencën të veproni pa menduar. Nëse jeni në një lidhje, ndikimi i Marsit mund të sjellë tensione dhe keqkuptime. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos reagoni në mënyrë impulsive. Ju beqarët do jeni më të lirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe mund të hidhni hapa të rëndësishëm drejt një lidhjeje. Në punë, do përballeni me sfida, por nëse veproni me kujdes dhe analizë, do ja dilni. Financat do përmirësohen ndjeshëm, gjë që do ju lehtësojë shumë.
Shëndeti: Mund të ndiheni të lodhur nga tensioni emocional. Kërkoni pak qetësi, meditim ose një aktivitet që ju relakson.
Këshilla: Mos merrni vendime nën ndikimin e emocioneve. Një hap i menduar mirë vlen më shumë se dhjetë hapa të nxituar.

Related Posts

Babai në bυrg, nëna me 6 fëmijë: Djali i mitur rri v’ᶏrυr në dritaren e pallatit

Një incident që mund të kishte pasoja tr*gjike ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një djalë i mitur është filmuar duke qëndruar i v*arur në dritaren…

“A e ke pas dashnore Zanën?”/ Si nisi sherri banaI mes atë e bir ku mbeti i vr*rë djali 37-vjeçar

Detja të reja janë zbuluar për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 shkurtit të këtij viti….

Një v*ktimë dhe 8 të pIagosur/ E diela me aks*dente, shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë

8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel….

Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh…

Tr*nditëse/ 5-vjeçarja i merr j*tën vëllait 21-ditësh, ja arsyeja e pazakontë

Një vajzë 5-vjeçare i mori jetën vëllait të saj të porsalindur duke e hedhur nga një lartësi prej 12 metrash, nga dritarja e katit të 4-të ku…

Rama komenton për herë të parë kandidaturën e Florjan Binajt

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh…