Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në versionin IBO

Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore në “O2 Arena” të Londrës.

Uldedaj arriti të triumfojë ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum, në një përballje të fortë e të luftuar deri në fund, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109). Me këtë sukses, ai rrëmbeu titullin botëror të federatës IBO, duke ngjitur emrin e tij mes më të mirëve të këtij sporti. Dueli nisi me intensitet të lartë, ku boksieri kuqezi tregoi qartë synimin për të dominuar. Me stil agresiv dhe teknikë të saktë, Uldedaj ndërtoi avantazhin që në raundet e para, duke detyruar kundërshtarin të mbrohej vazhdimisht.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, 28-vjeçari ruajti qetësinë dhe kontrollin e situatës, duke menaxhuar me maturi çdo përpjekje të kamerunasit për t’u rikthyer në lojë. Në fund, gjyqtarët nuk patën asnjë dilemë: fitore e pastër për Uldedajn.
Me grushtat drejt qiellit dhe flamurin kuqezi në duar, Jurgen Uldedaj festoi triumfin historik në mes të Londrës, duke bërë krenarë shqiptarët kudo ndodhen.

IBO është një organizatë e pavarur, që nuk njihet nga katër organizatat e mëdha drejtuese në boks (WBA, WBC, IBF dhe WBO), të cilat njohin vetëm njëra-tjetrën në renditjet dhe rregullat e unifikimit të titujve Megjithatë, që nga viti 2023, titujt e IBO-së janë unifikuar me titujt e organizatave të tjera në disa kategori peshash.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…