Këneta, e dëshpëruar! Ka nxjerrë kandidat një aktor humori”, Rama për Florjan Binajn: Na shkriu së qeshuri kur më imitonte

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme.

Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyre e radhës e disfatës së Partisë Demokratike.

Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, u shpreh kryeministri Rama.

Për herë të parë, në podcastin ‘Flasim’, Rama komenton edhe kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.

Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Related Posts

Babai në bυrg, nëna me 6 fëmijë: Djali i mitur rri v’ᶏrυr në dritaren e pallatit

Një incident që mund të kishte pasoja tr*gjike ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një djalë i mitur është filmuar duke qëndruar i v*arur në dritaren…

“A e ke pas dashnore Zanën?”/ Si nisi sherri banaI mes atë e bir ku mbeti i vr*rë djali 37-vjeçar

Detja të reja janë zbuluar për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 shkurtit të këtij viti….

Një v*ktimë dhe 8 të pIagosur/ E diela me aks*dente, shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë

8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel….

Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë (27 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh…

Tr*nditëse/ 5-vjeçarja i merr j*tën vëllait 21-ditësh, ja arsyeja e pazakontë

Një vajzë 5-vjeçare i mori jetën vëllait të saj të porsalindur duke e hedhur nga një lartësi prej 12 metrash, nga dritarja e katit të 4-të ku…

Rama komenton për herë të parë kandidaturën e Florjan Binajt

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh…