Moti i keq/ Uji hyn në disa banesa në Vaun e Dejës. Lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati, mund të përmbytet e 1/3 e qytetit

Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile kanë dhënë detaje mbi situatën në qarkun Shkodër si pasojë e motit të keq.

Bëhet me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës ka pasur përmbytje në disa banesa, ndërsa lumi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati.
Në pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) vijojnë reshje shiu, kryesisht me intensitet të lartë.

Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë: Nga rreth 150 mm reshje shiu shumë intensive në 24 orët e fundit, deri tani nuk janë konstatuar probleme në kanalet kryesore të kullimit, në argjinaturat mbrojtëse apo në digën e rezervuarit Shtoder. Situata po ndiqet në terren nga punonjësit dhe do të ndërhyhet në rast konstatimi problematikash.

Bashkia Shkodër: Në njësinë administrative Gur i Zi (qendër) po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika; janë vënë në dispozicion edhe mjete shtesë për ndërhyrje.

Bashkia Vau Dejës: Raportohen përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, sipas raportimeve të deritanishme. Lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe per pasoje rrezikon permbytjen e 1/3 se territorit te qytetit.

Gjendja vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha strukturat përkatëse”, thuhet në njoftim.

Related Posts

“Nuk kthehem më sot në shtëpi nëse…”, identifikohet ish-punonjësi i policisë që i vuri fI*akën vetes brenda makinës në Llogara

Është identifikuar personin që u dogj në makinën e tij ditën e sotme në Qafën e Llogarasë. Sipas informacioneve zyrtare dhe të familjarëve, personi që humbi jetën…

“Më quajti Nora e Kelmendit…”, Grida Duma tregon pse u largua nga PD dhe ka një mesazh për Berishën

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e drejtuesve të opozitës lidhur me qëndrimin e…

Dy vjet pas zhd*kjes misterioze të 31 vjeçares, autoritetet bëjnë zbulimin TR0NDlTËS!

Telefoni i një udhëtareje të zhdukur është zbuluar dy vjet pasi ajo u zhduk në mënyrë misterioze me një zbulim të jashtëzakonshëm që ka nxitur një kërkim…

Myslim Murrizi “shpërthen” keq: O Sali Berisha, boll talle trapin me demokratët

Boll talle trapin me demokratët se firmat ja keni dhene Endri Shabanit se do mbeshteste nje sorosian tjeter per Bashkinë e Tiranes. Firmat jane mbledhur me date…

La një letër lamtumire para se të zhdukej, gjendet trupi i p’ajetë i 23-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë tonë. Pas rreth një muaji kërkimesh, familjarët kanë konfirmuar se Valentin Volaj, 23-vjeçari nga Malësia e Madhe që ishte…

Shenja e horoskopit që hyn në vitin 2026 me portofolin plot – Janari sjell para dhe favore

Sipas astrologjisë, një shenjë e zodiakut pritet ta nisë vitin 2026 me avantazh të dukshëm në planin financiar Çdo fillim viti sjell pritshmëri të reja, por janari…