FOTO/ Natën në bųrg, ditën trafιkonte drσgë me logon e Kristiano Ronaldos! Arrestohet shqiptari 52-vjeçar, sekuestrohen 15 kg hashash dhe…

Trafikonte drogë me logon e yllit portugez të futbollit, Krisatiano Ronaldo, arrestohet shqiptari i dyshuar në Itali.
Sasi të konsiderueshme hashashi iu gjetën në shtëpi 52-vjeçarit, teksa u vu re se pakot e dozave mbanin imazhin e futbollistit të njohur, për ta bërë edhe më të shitur në treg.

Operacioni është kryer nga policia e Pratos, si pjesë e hetimit të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik, e kryesuar nga Luca Tescaroli.

Dhe autori i dyshuar është një shqiptar 52-vjeçar që ndodhej në masën e dënimit me kusht. Ai duhej të flinte në burg nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit, por ishte i lirë të largohej gjatë ditës. Gjatë kohës së tij të lirë, në vend që të integrohej në shoqëri, vendosi të rifillonte aktivitetin e tij të trafikimit të drogës.

Por ai u ndoq dhe përfundimisht u kap nga policia në një shtëpi në San Giusto, në Via dei Gerani, ku gjetën 15 kilogramë hashash: tetëmbëdhjetë blloqe ishin në dy kuti këpucësh në dollap, gjashtëmbëdhjetë blloqe dhe pako të tjera ishin në dhomën e gjumit dhe një fragment hashashi u gjet në një vazo në kuzhinë, informon media italiane.

Një burrë 22-vjeçar rumun ishte bashkë me të. Të dy u arrestuan në flagrancë dhe Zyra e Prokurorit kërkoi paraburgim, masë që u vendos edhe nga gjykata.

Related Posts

Qielli “ndezet” në mars: Ja se çfarë pritet të ndodhë në qiell këtë muaj

Qielli i marsit hapet me një fenomen spektakolar astronomik, një eklips të plotë hënor. Të martën, më 3 mars, Toka do të vendoset mes Diellit dhe Hënës,…

Kjo nuk pritej! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon…

Plas keq mes dy banoreve gati përplasje fizike: “Me sa meshkuj njëkohësisht e ka bere motra jote”

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur një pikë kritike, duke kulmuar me një përplasje të ashpër verbale mes dy banorëve, Rogertit dhe Mateos….

Burri e la te vetme me dy femije, Eni Çobani i shk*terron kunatën para te gjithe shqiptareve, ja cfare i kishte bere

Në hyrje të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani u ndal në rastin e javës së kaluar, të Denisës, nënës me dy fëmijë të sëmurë, e…

Aksident me pasoja në Itali, nderron jete 24-vjeçari shqiptar. Emri

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën…

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…