Si zbërthimi i katër telefonave të Berberit “fundosi” Belinda Ballukun dhe Benet Becin

Nga Elton Qyno

Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit të ARRSH-së, në atë kohë Ervis Berberi, duke sekuestruar 4 aparate telefonike, pajisje të ndryshme kompjuterike dhe një sërë dokumentesh.

Kjo formë hetimi duke depërtuar në komunikimet private të individëve, erdhi pasi prokuroria e Posaçme SPAK, ka ndjerë dështimin me formatin standard të përgjimit telefonik, dhe për pasojë gjatë këtyre 3 viteve të drejtimit të SPAK nga Altin Dumani, janë sekuestruar më shumë telefona se çdo periudhë tjetër.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se disa ditë pas sekuestrimit të 4 telefonave, po në muajin Shkurt 2024 prokurori i çështjes Dritan Prençi, nxjerr urdhrin për ekspertimin kompjuterik të 4 aparateve telefonike, duke sjellë rikuperimin e një pjese të madhe të bisedave të zhvilluara nga Ervis Berberi në disa platforma elektronike.

Dhe 2 muaj pas kryerjes së ekspertimeve të 4 telefonave të Berberit dhe gruas së tij, Adela Ruko, prokurori Prençi në 23 Prill 2024 vendos të hapë një dosje të dytë me Nr. 196, e ndarë nga ajo e Berberit dhe fokusi i hetimit ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci

Mirëpo ekspertimi i 4 telefonave Ervis Berberi dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, tashmë ka sjellë krijimin e një “pusetë” thithëse për numrin 2 të Shtetit Belinda Balluku dhe vetë kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Mësohet se ky i fundit prej muajit Tetor 2024 e në vijim, rezulton të jetë marrë i pandehur për “Shkelje të pabarazisë në tendera”, që lidhet me një procedurë prokurimi me objekt “Zhvillim strategjik i sektorit Energjitik (Projekt kërkimor) me fond limit prej 695 milion lekë të vjetra.

Bashkë me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për këtë çështje SPAK, ka marrë të pandehur dhe gruan e Ervis Berberin, shtetasen, Adela Ruko, dhe zyrtarë të tjerë si Jonid Kazani, Drejtor i Çështjeve Rregullatore në KESH, dhe zyrtarët Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.

Ndërkohë për këtë rast hetimet vijojnë dhe brenda muajit Prill 2026, SPAK duhet të çojë në gjyq të pandehurit e mësipërm.

Por nga ana tjetër hapja dhe këqyrja e komunikimeve në platformat elektronike, ka sjellë ngritjen e akuzës për shumë zyrtarë të tjerë të ARRSH-së, ERE-S dhe ministrisë së Infrastrukturës, ku së fundi në rrjetën e këtyre bisedave që kanë prodhuar më pas akuza penale, ka rënë dhe Belinda Balluku, me funksion zv/kryeministre e Shqipërisë dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Mësohet se Belinda Balluku, ka rënë në rrjetën e komunikimeve që ka zhvilluar me vartësin e saj, Ervis Berberi, gjatë kohës kur ky i fundit drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Për momentin, nuk dihet me saktësi cila është përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar mes dy zyrtarëve të lartë dhe roli ndikues që ka pasur Belinda Balluku, për paracaktimin e subjekteve fitues në prokurimit publike të zhvilluara nga ARRSH-ja.

Por ajo që dihet tashmë është fakti se këtë javë Belinda Balluku, duhet të paraqitet në ambientet e SPAK, për tu njohur zyrtarisht me akuzën e “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.

SPAK duke marrë shkak nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes Berberit, gruas së tij Adela Ruko dhe ministres Belinda Balluku, ka regjistruar një dosje të re.

Ndërsa në dobi të këtij hetimi në muajin Prill 2025, prokurori Dritan Prençi, ka kërkuar në ARRSH-ë tërheqjen e dokumenteve që lidhen me praktikën e prokurimit që bën fjalë për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë në seksionin rrugor “Orikum-Himarë” pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë).

Ky tender është hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në 1 dhjetor 2021, ku më pas në muajin Mars 2022, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, do të shpallte fituesin e kontratës me vlerë 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Stucky L.T.D” me pronar të huaj dhe “Gjeokonsult & CO”, në pronësi të Xhevahir Mustafaj.

Këta do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International N.V” në pronësi të një shtetasi Hollandez por me administrator grekun, Ioannis Kirkinezis dhe “Net-Group” në pronësi të Valter Begaj, mik i ngushtë i Ervis Berberit.

Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult& CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender pasi “Stucky” nuk ishte e regjistruar në QKB, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në Mars 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.

Kohëzgjatja e kontratës ishte planifikuar të zgjaste 34 muaj sipas kontratës së zbatimit të punimeve në ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar qëllimisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Këto dyshime janë përforcuar dhe kanë krijuar bindjen për paracaktim të fituesit, kur SPAK ka kyçur përmbajtjen e komunikimeve telefonike, ku del edhe Belinda Balluku.

Ndërkohë mësohet se prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që biznesmeni Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group”, ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale bashkëshortes së tij, Loreta Vallja.

Pritet që këtë javë veç Belinda Ballukut, të njihen me akuzat penale dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Related Posts

Ndërhyn edhe policia, sherr masiv te Real Madrid-Barcelona! “El Clasico” prodhon gjithçka (Video)

Real Madrid ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-1. Fati i takimit u vendos që në pjesën e parë ku u shënuan të gjithë golat në stadiumin “Santiago…

Shqiptari Pano Ruçi rikthehet në sheshin “Syntagma”: Do vij çdo ditë! Thirrja ime për kryeministrin grek Mitsotakis…

Shqiptari Pano Ruçi njoftoi sot (26 tetor) vendimin e tij për t’u rikthyer çdo ditë në Sheshin Syntagma dhe në Monumentin e Ushtarit të Panjohur, në qendër…

Nënë e bir turistë nga Suedia humbin në Llogara, terreni i vështirë dhe moti me shi vështirësojnë operacionin e kërkim-shpëtimit

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nena dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Ata janë nisur në mëngjes…

Këto 3 shenja të horoskopit e nisin javën mbarë, fillime të reja dhe mundësi të “arta” në karrierë

Java që nis të hënën, 27 tetor, e deri të premten, 31 tetor 2025, vjen me energji pozitive dhe mundësi të reja për shumë prej nesh, por…

Të shtëna me ar më në një universitet, raportohet për një person të vr arë dhe gjashtë të pl agosur

Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Universitetin Lincoln të Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje….

Po përhapet me shpejtësi/ Shqipëria preket nga gripi australian, 12 mijë raste në javë, ja simptomat

Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa gripi australian ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP),…