“Stacioni i fundit i saj do jetë burgu i grave në Pojskë”, Bardhi ironizon vizitën e Ballukut në Bullgari:Po ikën për …

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe një nga zërat më kritikë ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku me denoncime dhe kallëzime konkrete për të në SPAK, ka reaguar pas fletëthirrjes nga Prokuroria e Posaçme.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Balluku për t’iu shmangur akuzës së ngritur ndaj saj, lidhur me vjedhjet e shumta që ka bërë, po përdor vizitat zyrtare për t’iu shmangur përgjegjësisë.

‘Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat’, shkruan Bardhi.

Sipas tij, sa do që Balluku të shmanget përmes akrobacive nëpër trena dhe avionë, stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë.

‘Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK’, përmbyll reagimin Bardhi.

Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:

– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;

– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;

– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe

– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.

Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…