“Tirana në qendër të debatit politik – opozita: Kryeministri ndjen presion nga Florjan Binaj”

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, reagoi lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.

Sipas Mziut, përmendja e emrit të kandidatit opozitar nga ana e kryeministrit tregon “frikën” e këtij të fundit nga përballja në Tiranë. Deputeti opozitar pretendon se të gjitha sondazhet e nxjerrin Binajn fitues,

ndërsa akuzon qeverinë për përqendrim pushtetesh dhe mungesë përgjegjësie për rastet e korrupsionit,