Sherri i aksionerëve të aeroportit të Vlorës/ Pacollët padi penale ndaj Valon Llukës, noteres Selimi dhe aksionerit Valdon Ademi

Teksa prokuroria e Tiranës, ka intesifikuar veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi përplasjen e aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”, një e papritur e re ka ndodhur mesditën e djeshme, kur në prokurori, ka mbëritur një kallëzim i ri për çështjen në fjalë.

Kallëzimi është bërë nga Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Lëvizja juridike e vëllezërve Pacolli, është kryer menjëherë pasi në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe marë në pyetje, Emin Pacolli.

Ndërsa tashmë fletë-thirje, për tu paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes i është dërguar dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

Prej gati dy muaj vëllezërit Pacolli e kanë parë veten nën sulm, por tashmë kanë vendosur të ndryshojnë pozitën, duke kaluar në kundërsulm ndaj personave që kanë kryer veprime arbitrare dhe antiligjore.

Lajmin për kallëzimin penal të depozituar në prokurori nga Emin Pacolli, konfirmohet nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se tre njerëzit që ka kallëzuar Pacolli, janë aksioneri në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valdon Ademi, noterja ku është nënshkruar kontrata Valbona Selimi dhe ish-administratori i kompanisë, Valon Lluka.

Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj.

Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

Pacollët pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qënë prezent palët.

Mësohet se tashmë, ky kallëzim do bashkohet me dosjen hetimore që është rregjistruar në muajin shtator 2025 në prokurorinë e Tiranës, e cila ka marë spunto nga një kallëzim të depozituar në muajin Gusht-Shtator 2025, nga aksioneri në minorancë, Valdon Ademi.

Pacollët, kërkojnë fillimin e ndjekjes penale për Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka, pasi me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Ndërkohë për të njëjtin fakt por duke ngritur pretendime të ndryshme ka bërë kallëzim dhe Valdon Ademi. Ky i fundit është marë në pyetje në prokurori, dhe pas tij kanë shkuar dhe dëshmuar Emin Pacolli, Valon Lluka, Valbona Selimi, Nelson Çela dhe disa persona të tjerë.

Në ditët në vijim pritet që në prokurorinë e Tiranës të paraqitet për të dëshmuar dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli. Gazetari Qyno ka mësuar se veç deklarimeve për rrathanat e konfliktit, prokurorët u kanë marë të gjithë personave që kanë pyetur formate shkrimi dhe firme.

Kjo metodë është kryer me qëllim kryerjen e ekspertimit grafik të shkrimit dhe firmave të protagonistëve që kanë firmosur kontratën e shitjes së 47 për qind të aksioneve nga Pacollët tek kompania “2A Group”, e Valdon Ademit.

Dy vëllezërit kosovarë, Emin dhe Behgjet Pacolli, që përmes kompanisë së tyre kompania “Mabco Constructions SA” zotërojnë 98 për qind të aksioneve “Vlora International Airport – VIA”, pranojnë konfliktin me Valdon Ademin, por ky konflikt sipas tyre ka lindur si pasojë e veprimeve mashtruese të ish-administratorit, Valon Llukës dhe noteres Valbona Selimi.

Nga ana tjetër Valdon Ademi, pretendon se ka blerë 47 për qind të aksioneve tek “Vlora International Airport – VIA” dhe për këtë blerje pretendon se ka kryer dhe pagesën në adresë të kompanisë që zotërohet nga Pacollët, “Mabco Constructions SA”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë prokuroria pritet të kryejë marjen në pyetje të disa personave dhe më pas të kërkojë ekspertimin grafik të kontratës së noteres Valbona Selimi.

Gjithashtu hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT-ë (ku është marë një kredi 56 milion euro), disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar një kërkesë civile për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k. / Nga Elton Qyno – Syri.net

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…