Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend. TritoI tatimorit në Shkodër, i biri vr*t babanë në Durrës, vr*sje në Tiranë dhe Berat

Katër ngjarje të rënda janë shënuar në vend ditën e sotme 🎥/📷 Për më lNF0 – SHlK0 më poshtë ⬇️

Durrës – Djali masakron të atin me thikë para syve të nënës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një 25-vjeçar ka vrarë me thikë të atin në banesën e familjes në fshatin Shkallnur. Viktima është identifikuar si Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është i biri, Marjan Kodheli.

Sipas burimeve, konflikti mes tyre ka nisur brenda banesës dhe është përshkallëzuar me dhunë. Nëna e autorit ka qenë e pranishme gjatë krimit dhe ka tentuar ta ndalojë të birin, por pa sukses. Ajo ka ndërhyrë mes tyre, por 25-vjeçari ka vazhduar të godasë me thikë të atin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën gjatë rrugës për në spital.

Pas krimit, autori është larguar nga banesa dhe është kapur pas rreth dy orësh në një lokal në pronësi të së motrës, në zonën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës. Sipas raportimeve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe më herët kishte shfaqur sjellje agresive, por asnjë institucion nuk kishte marrë masa për trajtimin e tij.

Tiranë – Sherr mes kolegëve përfundon në vrasje
Pak orë pas krimit të rëndë në Durrës, një tjetër ngjarje tronditi kryeqytetin. Në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, një debat banal mes dy punonjësve përfundoi në tragjedi.

Kuzhinieri Indrit Salimllari, 34 vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç, i cili punonte si picier në të njëjtin lokal.

Sipas dëshmive, konflikti ka nisur pas akuzave për “bullizim” dhe fyerje të vazhdueshme që viktima i bënte autorit. Pas një debati të ashpër, Shehu ka nxjerrë thikën e punës dhe e ka goditur kolegun në pjesën e sipërme të trupit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit në spital, 34-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Autori u arrestua menjëherë nga policia.

Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa banorët flasin për një tension të përhershëm mes dy punonjësve, që shpesh grindeshin në publik.

Shkodër – Shpërthim tritoli plagos punonjësin e Tatimeve
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Shkodra është zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. Lënda plasëse ishte vendosur në një motor të parkuar pranë automjetit të punonjësit të Tatimeve, Enea Busukja, 38 vjeç.

Në momentin që ai tentoi të hipte në makinën e tij, motori shpërtheu duke e plagosur rëndë. Fatmirësisht, Busukja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmive, shpërthimi ndodhi në rrugën “Arra e Madhe”, ku dëmtimet prekën edhe një garazh pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në periferi të qytetit, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Berat – Konflikt për motive të dobëta përfundon me vrasje
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen e Kalasë, Berat, rreth orës 15:10. Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një personi.

Sipas informacionit zyrtar, shtetasi Kristo Mema, alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë. Viktima ndërroi jetë në spital.

Raportohet se konflikti ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e Kalasë. Debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që përfundoi tragjikisht.

Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati.

Related Posts

Vajzat e huaja dhurojnë “show” në mes të rrugës: Ishin ‘tapë’!

Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku protagonistë janë disa vajza të huaja në zonën e plazhit Iliria në…

Djali vārrȯs babain me gjithë BMW-në me zero kilometra, arsyeja do ju lërë pa fjalë

Një burrë nigerian e ka va rrosur babanë e tij në një BMë të ri, në vend të një arkivoli, për ti përmbushur premtimin. Djali i pasur,…

Humbi jetën pasi shoku i ra me top në gjoks , mjekët shtangin, ja cfare dyshohet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur…

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut,…

Tr*nditëse, gjenden të pajetë 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikani zbulon ‘çmènduritê’ e motit

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka komentuar parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve. Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti…