Me ng*cmonte, donte të më…! Picieri i nguli th*kën dhe vr*u kolegun e punës në Tiranë! Policia tr*nditet nga arsyeja

TIRANË – Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa burime bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.

Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.

“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier, FOTO nga arrestimi i picierit 41-vjeçar në Komunën e Parisit

nga momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu, i cili sot vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti në lokalin ku punonin të dy bashkë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…