E BUJSHME/ “Balluku emri më i përfolur në dosjet e ko rrupsionit”/ Belinda në SPAK, reagon gazetari: Rama po kërkon …

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një emision televiziv, ngriti sot shqetësimin mbi vonesën dhe pasojat e hetimeve ndaj emrave më të përmendur për korrupsion dhe lidhje me botën e nënndheshme, duke përfshirë rolin politik të Belinda Ballukut.

Ai theksoi se kallëzimet konkrete kanë qenë aty prej kohësh, por nuk janë ndjekur me vendosmërinë e duhur, ndërsa Rama po kërkon “kurbanët e radhës” për të shpëtuar veten.

Bushkolaj lidhi gjithashtu vonesën e hetimeve me menaxhimin e fondeve publike dhe projektet madhore infrastrukturore, përfshirë autostradën Tiranë–Durrës dhe investimet në ujësjellës dhe energji elektrike.

Gjithashtu ai shtoi se raportet e OSBE-ODIHR e konsiderojnë Fierin si “kryeqytetin e krimit elektoral” në aspektin e përdorimit të administratës, duke e lidhur drejtpërdrejt me veprimtarinë politike të zonjës Balluku.

Është një situatë specifike. Një nga emrat më të përmendur për korrupsion, edhe për lidhje me botën e nënndheshme, është Belinda Balluku. Pyetja është: pse jemi kaq me vonesë në këtë histori? Kallëzimet kanë qenë aty prej kohësh dhe konkrete. Sado e cunguar të ketë qenë dosja e Veliajt, dhe sado që emri i tij lidhej pashmangshmërisht me dosjen 5D dhe investigimet në raport me zonjën Balluku, më bën përshtypje raporti i madh i dosjeve ku përmendet emri i saj.

Raporti nis që herët, që nga porti i Limjonit ku është përfshirë edhe emri i presidentit Begaj dhe i ish-deputetit Kollçaku, dhe vazhdon tek “Tigrat” dhe tek ato që ndodhën me 5D dhe rrugët. Në të gjitha aferat del emri i saj. Ashtu sikurse po bëhet edhe me entin që pritet të krijohet për ujësjellësin apo energjinë elektrike, dhe kësaj i bashkohet edhe raporti i OSBE-ODIHR, ku qartazi Fierin e konsideronin si “kryeqytetin e krimit elektoral” sa i përket përdorimit të administratës, ku zonja Balluku është drejtuese politike.

Pse erdhëm në këtë moment dhe pse kaq vonë? Rama është në një situatë shumë të vështirë, ku i duhen kurbanët e radhës për të shpëtuar veten e tij. Nëse shikon gjuhën e Ramës, jemi në të njëjtat hapa që ishin me Erion Veliajn: një ditë para arrestimit të tij, Rama ishte së bashku me Veliajn në qytetin e studentëve, ku fliste për arritjet e tij. Ndërkohë, ditën që doli lajmi për Rama-n, po atë ditë, katër orë më vonë, Rama publikonte postimet e zonjës Balluku për autostradën Tiranë–Durrës. Jemi në kushte të ngjashme.

Se si do të vijojë puna e SPAK-ut do të duhet ta shohim; duhet të kuptojmë arsyen pse është thirrur, dhe të krijojmë deduksionet tona se deri ku do të shkojnë këto hetime. Një gjë është e sigurt: sado hetime të ketë, nuk shkohet tek ajo që është maja e kuptolës dhe që drejton gjithë këtë organizëm… Balluku, që kur mori postin e saj, ka alokuar rreth 12 miliardë euro fonde publike

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…