Ministrja artificiale ‘Diella’ ‘s•muret’ gjatë ‘shtatzënisë’. Ja çfarë i ndodhi?

Tiranë, 29 tetor 2025 – Platforma që mundëson funksionimin e ministres së parë me inteligjencë artificiale në Shqipëri, Diella, ka pësuar probleme teknike sot, duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme dhe humbje të pjesshme funksionesh. Situata ndodhi pak ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Diella ishte “shtatzënë” dhe në pritje të 83 “fëmijëve”, një metaforë për krijimin e asistenteve digjitale për çdo deputet socialist.

Sipas njoftimit të Microsoft, kompania që operon serverët “Azure” ku funksionon Diella, po kryhen veprime rikuperimi dhe kthim në gjendjen e fundit të regjistruar (“restore point”), duke ngritur mundësinë që ministrja artificiale të humbasë një pjesë të memories funksionale.

Microsoft bëri me dije se ka bllokuar të gjitha ndryshimet në shërbimet përkatëse dhe po rikthen sistemin në gjendjen e fundit të sigurt, duke garantuar stabilizimin sa më të shpejtë të shërbimit.

Ky incident ka rindezur diskutimet për faktin që “truri” teknik i Diellës ndodhet në serverët e Microsoft dhe jo brenda një infrastrukture kombëtare. Ekspertë të teknologjisë paralajmërojnë se kjo situatë mund të hapë shqetësime për privatësinë e të dhënave, aksesin nga palë të treta dhe mundësinë e manipulimit të informacionit.

Ngjarja, e shoqëruar me humor dhe komente ironike në rrjetet sociale për “sëmundjen” e ministres gjatë “shtatzënisë”, ka hapur edhe një diskutim më të gjerë për varësinë teknologjike të administratës publike nga platformat ndërkombëtare dhe rreziqet që kjo sjell për sigurinë e informacionit shtetëror.

Related Posts

Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës,…

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga…

Fermerët grekë i vënë traun sërish aksit Kakavijë-Janinë, njoftohet bllokimi i rrugës për 3 orë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët grekë. Bllokimi do të zgjasë tre orë, nga ora 18:00…

Shpërthen b*mba brenda në xhami! Viktima dhe mbi 30 të plagosur…

një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami të mbushur me besimtarë në verilindje të Nigerisë gjatë faljes së mbrëmjes, duke lënë 5 viktima dhe 35…

Hetimet për Ballukun, SPAK dridh vendin me vendimin e forte

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personave të tjerë të…

“I rrethuar dhe pa rrugëdalje”/ Ekspertja jep lajmin e bujshëm: Ramës i ka ardhur fundi, po përgatitet..

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka folur në Syri Tv për situatën politik në vend. Zhulali u shpreh se Edi Rama është i rrethuar politikisht dhe…