Djalë apo vajzë? Si ta zbuloni gjininë e bebes tuaj

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta mund të përcaktojë nëse prisni djalë apo vajzë.

Nëse shtoni në zonën e ijeve dhe kofshëve, atëherë mund të jetë vajzë; nëse shtoni shumë në peshë në pjesën e përparme të trupit, atëherë është djalë.

Sipas majave

Majat e parashikonin seksin e bebes duke llogaritur moshën e nënës në kohën e konceptimit dhe vitin në të cilin ishte ngjizur fëmija. Nëse të dy janë numra tek, është vajzë; nëse është një tek dhe një çift, është djalë.

Të vjellat e mëngjesit

Nëse ke shumë të vjella në mëngjes, thuhet se shkaktare është bebja juaj vajzë. Nëse të vjellat janë të lehta, ose nuk keni fare, është djalë.

Nepsi

Nëse ju pëlqen të hani të ëmbla, atëherë është vajzë. Nëse fusni në gojë veç të kripura dhe ushqime të pasura më proteina, është djalë.

Loja e emrit

Zgjedhja e një emri që t’ju pëlqejë të dyve është punë jo e lehtë, por nëse bini dakord në një emër vajze dhe jo djali, atëherë duhet të mendoni të blini gjëra rozë. Nëse është e vërtetë e kundërta, atëherë blijini bojëqielli.

Venat në sy

Tërhiqni poshtë qepallën e poshtme dhe kërkoni dy vena të kuqe. Nëse ato ndodhen në syrin tuaj të majtë, është djalë dhe anasjelltas.

Testi i unazës Vareni unazën e fejesës në një fije peri dhe tundeni mbi bark. Nëse ajo lëviz në formë rrethi, poshtë saj ndodhet në vajzë, nëse lëviz para-prapa, është djalë.

Gjumi

Nëse flini në anën tuaj të majtë, kjo mund të jetë shenjë se do të bëni djalë, nëse flini djathtas, është vajzë.

Rrahjet e zemrës

Nëse rrahjet e zemrës së fëmijës suaj janë më të shpejta se 140/minutë, atëherë do të bëni një vajzë të vogël. E kundërta, nëse janë nën 140.

Hudhra

Thuhet se një grua që është shtatzënë me vajzë mund të hajë hudhra dhe prapë të mos mbajë erën e saj. Nëse aroma e hudhrës del nga poret e saj, ajo është duke pritur djalë.

Soda e bukës

Ky është testi i urinës më eksitues që keni bërë pas atij ku zbuluat se ishit shtatzënë! Vini nga dy lugë sodë në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk bën reaksion, tregon se është vajzë. Nëse bën shkumë, është djalë.

Parashikimi kinez

Thuhet se kjo metodë është gjetur në një varr të vjetër mbretëror para 700 vjetësh, por disa thonë se kjo mënyrë është 90% e sigurtë. Ajo bazohet në moshën tuaj dhe në datën e ngjizjes, por duhet ta bësh me makinë llogaritëse, sepse është e ndërlikuar.

Related Posts

“Nuk dua të dal”/ Çfarë ka ndodhur me Kristin? Banori “shpërthen” në lot pas daljes nga muri i shtëpisë

Menjëherë pas kësaj, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku shkruhej se Kristi ishte larguar nga shtëpia. Në Prime-n e së…

Kursi Euro – Leku arrin minimum të ri historik në 96.41 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po shfaq tendenca të reja në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye dje…

Super rruga e re kombëtare/ Balluku jep lajmin e mirë: NATO certifikon

Korridori VIII është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s. Zv.kryeministrja thotë se ky projekt strategjik tashmë është një realitet përmes investimeve strategjike në…

“Kush e fiton këtë Big Brother?”/ Elvana Gjata zbulon të preferuarin e saj

Një mbrëmje e mbushur me ritëm, energji dhe emocione është zhvilluar në studion e Big Brother VIP Albania, ku e ftuar speciale ka qenë një nga emrat…

Shkon të vjedhë një vilë, 46-vjeçari shqiptar në Itali rrëzohet nga ballkoni dhe humbet jetën pasi pronarët qëlluan me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një tentativë vjedhjeje në një vilë private ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një 46-vjeçari shqiptar….

I FUNDIT/ Tjetër aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

Qarkullimi i automjeteve në aksin nga Tuneli i Krrabës drejt Librazhdit ka përjetuar vështirësi të konsiderueshme këtë të shtunë, 14 shkurt, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh…