Shembja e pallatit 7-katësh në Turqi, shuhet e gjithë familja përveç vajzës 18-vjeçare. Video

Stamboll, 30 tetor 2025 – Tragjedi e rëndë në Turqi, ku shembja e një pallati shtatëkatësh në qytetin Gebze, provinca Kocaeli, i mori jetën katër anëtarëve të së njëjtës familje, duke lënë të mbijetuar vetëm vajzën e madhe 18-vjeçare.

Ekipet e shpëtimit nxorën trupat e prindërve, 44-vjeçarit Levent Bilir dhe 37-vjeçares Emine Bilir, në orët e para të mëngjesit së enjtes, pas një operacioni të mundimshëm kërkim-shpëtimi që zgjati 19 orë. Më herët, trupat e fëmijëve më të vegjël të familjes, Emirit 12-vjeçar dhe Hairunisa 14-vjeçare, u gjetën pa shenja jete, duke e bërë ngjarjen edhe më të trishtë.

Nga tragjedia ka arritur të mbijetojë vetëm vajza 18-vjeçare, Dilara, e cila u shpëtua nga ekipet emergjente disa orë pas shembjes. Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.

Mbi 913 efektivë të ekipeve të emergjencës, të pajisur me 161 automjete, 6 qen kërkimi dhe 10 mjete të specializuara, morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Autoritetet njoftuan se, për shkak të rrezikut të mundshëm në zonë, janë evakuuar edhe 12 ndërtesa të tjera ku jetonin 45 familje.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin dramatik të shembjes. Në video shihet ndërtesa teksa anohet brenda pak sekondave dhe shndërrohet në rrënoja, ndërsa kalimtarët vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar rrëzimit fatal. Makinat e parkuara shtypen nga betoni, linjat e energjisë bien dhe një re e dendur pluhuri mbulon zonën.

Autoritetet turke kanë nisur verifikimet teknike për të zbuluar shkakun e shembjes, ndërkohë pyetjet mbi sigurinë e ndërtesave dhe standardet e ndërtimit në vend rikthehen sërish në vëmendje pas kësaj tragjedie të rëndë.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë në Turqi, me mesazhe ngushëllimi dhe thirrje për masa më të forta të kontrollit urbanistik për të shmangur episode të tilla të rënda në të ardhmen.

Related Posts

Hajnat grabisin shtëpinë e opinionistes dhe këngëtares në Kosovë

Këngëtarja e njohur, njëherësh opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi ka përjetuar një situatë mjaft të pakëndshme dhe shokuese disa javë më parë….

Ngjarje tronditëse në vend/ Djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur babanë e tij me sëpatë. Sipas Policisë, i…

Jepet njoftimi, pas 24 oresh vendi jone do te perfshihet nga

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë…

Qeveria del me njoftimin e fundit, ja kush do perfitoje

Qeveria ka publikuar sot, draftin final të ligjit për Amnistinë Penale, i cili përcakton kategoritë e personave që mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit. Sipas draftit,…

Aksident tragjik ne vend, ka te vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore. Rreth orës 16:30 të datës 05.02.2026, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth…

Lajme të mira në muajin qe sapo hyri për këtë shenjë të horoskopit

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji…