21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit, fitili që “nxori kafshët nga kafazi”

Nga Ylli Pata
Ka një javë që “kuajtë mediatikë të Apokalipsit” parashikonin fundin e botës në dyert e Prokurorisë Speciale. Njësoj si në rastin e një eklipsi diellor të vitit 1998, ku për ta parë nevojitej një pelikulë fotografike e parashikohej nami, ndodhi edhe këtë herë.

Portale, televizione, emisione parashikuan orare, personazhet, dialogje mes prokurorëve të SPAK dhe anëtarëve të qeverisë që duhet të shkojnë me avokatë. “Duhet të paraqiten me Avokatë”! Kjo fjali jepej si një frazë e nxjerrë nga Testamenti i Vjetër që parashikon një përmbytje të madhe. Kur në fakt, çdo person që thirret në polici, apo në prokurori, ka të drejtë që të shkojë i shoqëruar nga një avokat mbrojtës.

Madje askush nuk mund të përgjigjet zyrtarisht në një seancë pyetjesh nëse nuk ka një avokat. Edhe nëse nuk ka mundësi që ta paguajë një qytetar i thirrur avokatin, atë ja siguron shteti. Është një e drejtë kushtetuese, e jo një parashikim i nostradamusve që mbushin eterin mediatic 24 orë në 7 ditë.

Por sot, siç realisht është thënë në shkrimet e shenjta, një djalë i gjatë, me flokë të rritur e të krehura bukur u shfaq para dyerve të SPAK me buzëqeshjen e tij të palëvizshme, u sqarua gjithçka.

Lul Basha u bë i gjallë pas një “humbje” të gjatë, shumë të gjatë disa mujore. Hyrja e tij në SPAK, kishte qartësisht një arsye. Ishte thirrur për të folur për hetimin mbi 21 janarin 2011. Pas një boshllëku të gjatë kohor kur ishin prezent disa drejtues të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, Prokuroria Speciale, ka nisur radhën e pyetjeve të zyrtarëve të lartë.

Lulzim Basha ishte ministri i Brendshëm i asaj kohe, e siç e ka përsëritur disa herë, ai ka qenë gjithmonë në dispozicion për të thënë atë që di për atë ngjarjen të rëndë. E cila nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është konsideruar një vrasje shtetërore, dhe i ka kërkuar drejtsisë shqiptaret ta hetojë në këtë drejtim.

Jemi realisht në një pik shumë, po shumë të rëndësishme të hetimeve të një nga traumave më të mëdha kombëtare. Që së paku do t’i japë drejtësisë së re, një hapësirë besimi të natyrshme, pas një frustrimi shumë të gjatë të publikut.

Por nga ana tjetër, duket që kjo nisje hetimi ka ringjallur spitalin spikiatrik, ku nëpër kanale e portale nuk ka më kufi nga fantazitë dhe dallditë. Aq shumë sa një i ashtuquajtur analist, ekzorcist e teolog, apo një tjetër i dalldisur që me sytë e nxjerrë parashikojnë arrestime të depuetëve në ditët që vijojnë. Një përrua psiqik, ku dërgojnë shenja dhe identikite të personazheve që ata kanë menduar se d tu vihen prangat, ndërkohë që një anëtar i Parlamentit nuk mund të arrestohet pa një procedurë të gjatë në Kuvend.

Po kush pyet për procedura, drejtuesit e emisioneve pyesin pa teklif të ftuarit se na thuaj informacionet që ke. Gara nisi që nga Zvicra me telefon e nga Tirana me mikrofon, ku madje parashikonin edhe materialet që do të gjenin gjatë kontrollit të SPAK në banesat e ministrave të deputetëve. “Vibratorë, dashnorë, biseda, epsh”, vijonte si në ethe rrëfimi në sytë që dukeshin sikur po flisnin që Gjon Pagëzorin në Lumin Jordan.

Ndërkohë që në një seancë gjyqësore për Gërdecin, ndodhi edhe më tmerr. Familja e Edison Durdës, 7 vjeçarit që u hodh në erë më 15 mars 2008, ndërsa po i çonte bukën djalit të xhaxhait në punishten e vdekjes në Gërdec, u quajt si “agjent i Sorosit”. Sipas ministrit të kohës së Gërdecit, George Soros ka paguar avokatin e familjes së viktimave.

Për çdo shqiptar ky gjest do të kuptohet se realisht është një nga veprat më bamirëse që mund të bëjë një filantrop, nëse e ka bërë. Bamirësia për drejtësinë është më e rëndësishmja pas asaj që bëhet për shëndetin. Kuptohet, siç ka thënë “I madhi” Evrahim Diveroli në adresë të “Sypeshkaqenit”: Kafshët kanë dalë nga kafazi!

Related Posts

E forte! Arben Malaj: Ja çfarë na tha Fatos Nano, kur i kërkuam të h*kmerrej ndaj Berishës

Një ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano. Ai vlerësoi…

Gati per doreheqje? Balluku shkon me urgjence te takoje Edi Ramën! Cim Peka tr*ndit: Si iu duk hoteli ku fjeti Bela me Ramën (Foto)

Belinda Balluku është parë duke hyrë në kryeministri mbrëmjen e sotme. Zëvendëskryeministrja u fotografua duke hyrë në godinën kryesore të ekzekutivit pasi u mor e pandehur. Megjithatë,…

Mes tro*ditjes ne qeveri, Rama jep lajmin e mire per pagat

Qeveria shqiptare ka paralajmëruar një sërë ndryshimesh të rëndësishme ekonomike dhe sociale që do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, duke filluar nga…

Vd ekja e ish Kryeminstrit Fatos Nano! Sali Berisha ben veprimin qe askush NUK e priste

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-liderit socialist, Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shpreh…

Rama do rrëzohet, Sonila Meço befason: Endrra po bëhet realitet, ja detajet qe askush si dinte

Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve (këllqe gjykate a kohë e blerë prej pushtetit nga sondazhet shkurajuese) është krisja e parë e fortë e…

Pas Ballukut a do thirret kryeministri Rama në SPAK? Ja si përgjigjet gazetarja Lala

Prokuroria e Posaçme po tregon se ka fituar pavarësinë e saj për të goditur abuzimet e zyrtarëve edhe në nivelin më të lartë. Gazetarja Klodiana Lala shprehet…