Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt.
Sipas AMP-së, gjatë drejtimit të mjetit, polici ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja P.K.
Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
			 
			 
			 
			 
			