Në spital prej 21 ditësh, Arta Dade jep lajmin e madh për Fatos Nanon: Unë kam marrë vesh që

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shëndetit të tij sepse gjendet në spital në gjendje të rëndë.

Në programin “Rudina”, Arta Dade flet pikërisht për këtë ngjarje, duke respektuar privatësinë e familjes. Ajo kthehet edhe në kohën e themelimit të PS dhe sesi Nano ishte shtysë që ajo të bëhej pjesë, për shkak të vizionit të tij.

Arta Dade: Unë kam pyetur miq që i kanë të afërt, por duke respektuar edhe atë që familja ka kërkuar. Besoj që Fatosi ka qenë një nga nxitësit apo shtysat që unë kur u themelua PS dhe Fatosi u zgjodh kryetar, nuk kam qenë anëtare fare dhe në Kongres isha me një ftesë, isha pedagoge, madje po prisnin studentët për provimin se ishte qershor.

I thashë Ermelindës përpara se të zgjidhej sepse për kohën ishte një i ri me prirje liberale, sigurisht me formimin social-demokrat, por edhe i formuar nga ana intelektuale, me gjuhë të huaja, e shihte jetën ndryshe, kishte marrë pjesë edhe në programin që ishte hartuar për themelimin e PS dhe dihej që mund të bënte më të mirën për Shqipërinë dhe qe një si një lloj nxitjeje.

Emri i Nanos është lakuar edhe si një kandidaturë e mundshme për president, pavarësisht se ai nuk e mori kurrë këtë detyrë. Arta Dade mendon se ky pozicion është i munguar në arritjet e tij.

Arta Dade: Besoj që po, por ngjarjet rrodhën që pasi Fatosi u largua dhe keqardhje që u largua që 53 vjeç nga politika sepse mund t’i kishte dhënë politikës shqiptare, PS doli në opozitë dhe u ndryshua edhe lideri, pastaj Fatosi nuk ishte më i angazhuar dhe mesa duket, ndoshta shpresonte që mazhoranca dhe lideri i asaj kohe mund të bënin diçka. Fatosi mund të ishte një president shumë i mirë për Shqipërinë.

Duke iu rikthyer gjendjes shëndetësore të Nanos, ish-deputetja uroi më të mirat për të e familjen e tij.

Arta Dade: Tashmë i urojmë shëndet, ka kohë që ka pasur probleme shëndetësore. Unë uroj që të jetë mirë dhe çdo gjë të mirë familjes së tij.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…