I FUNDIT/ Lulzim Basha del pas 1 ore nga SPAK, ajo çfarë deklaroi shtangu shqiptarët

Lulzim Basha ka lënë ambientet e SPAK, një orë pasi hyri në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se ishte thirrur këtë të enjte në SPAK si një person në dijeni për një nga çështjet nën hetim.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim”, tha Basha.

I pyetur nëse bëhet fjalë për dosjen e “21 Janarit”, ish-kryedemokrati u përgjigj: “Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lus ta merrni drejtpëdrejt tek institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor. Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje.”

Basha po ashtu paralajmëroi se mund të ketë një konferencë për mediat, por jo në të ardhmen e afërt. “Për të tjerat e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.”

Sakaq, A2 CNN mëson se Basha ka shkuar në SPAK për llogari të hetimit të dosjes së ’21 Janarit’. Dyshohet se Basha është thirrur ne urdhër të prokurorit Alfred Shehu, i cili ka në dorë dosjen në fjalë.

Kujtojmë se në 21 janar të vitit 2011 mbetën të vrarë 4 protestues në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, gjatë protestës që organizonte opozita socialiste e asaj kohe. Lulzim Basha atherë ishte Ministër i Brendshëm.

Protesta u thirr pas daljes së një videoje të zv.kryeministrit të asaj kohe, Ilir Metës, ku ai shfaqej duke bërë korrupsion.

Mazhoranca e kohës pretendoi se video ishte e montuar dhe nuk i ka pranuar akuzat e opozitës për korrupsion qeveritar. (A2 Televizion)

Janë zbardhur detaje të reja mbi paraqitjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas raportimit nga gazetarja Klodiana Lala, Basha është paraqitur në cilësinë e personit në dijeni në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.

Sipas saj, rifillimi i hetimeve nga SPAK është bërë pas të dhënave të reja të ardhura nga SHBA, që lidhen me disa materiale audio, por edhe mbi aktekspertizën për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës.

“Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe”, raportoi Lala.

Kujtojmë se në momentin e ngjarjes, Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë.

Klodiana Lala: Ish-kreu i PD është paraqitur në SPAK, ku do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit lidhur me 21 janarin, ku gjatë demonstratës së opozitës së kohës të drejtua nga Edi Rama, u vranë 4 protestues. Burime të besuara bëjnë me dije se Basha është paraqitur mbi bazën një fortë thirrje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili ndjek hetimet për këtë dosje.

Në kohën që ka ndodhur ngjarja, Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, në atë kohë ndodhej në ambientet e kryeministrisë ku garda e Republikës hapën zjarr mbi demonstruesit duke vrarë 4 prej tyre.

Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe.

Basha është pyetur dhe më herët nga prokuroria e Tiranës. Në 2020 Prokuroria rihapi hetimet dhe kërkoi aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës dhe më pas mbi bazën e të dhënave të reja, Prokuroria e rihapi këtë çështje, ku ka vetëm 2 të dënuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…