Llotaria Amerikane DV-2027, ja data kur pritet te nisin aplikimet.

UPDATE: Në njoftimin e fundit të publikuar në Visa Bulletin të nëntorit, Departamenti tha: “Datat për periudhën e regjistrimit për programin DV-2027 do të publikohen gjerësisht në muajt që vijnë. Të interesuarit duhet të kontrollojnë faqen zyrtare të Department of State’s Diversity Visa në muajt në vazhdim.”

Mbetet ende e paqartë nëse ky deklarim paralajmëron një njoftim të afërt apo është një frazë standarde e përdorur në vitet e kaluara

Departamenti Amerikan i Shtetit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur hapet aplikim i Lotarisë Amerikane për vitin 2025 (DV-2027).

Zakonisht Lotaria amerikane nis ditet e para te muajit tetor..

Megjithate duke marre parasysh një rregulli të ri (vendosja e tarifës prej 1 $), publikimi i të cilit u bë në Federal Register me datë 16 shtator, ku thuhet se rregulli futet në fuqi 30 ditë pas publikimit të tij, i bie qe aplikimet për Lotarine amerikane DV-2027 të nisin vetëm pas datës 16 tetor 2025.

Detajet të tjera të rëndësishme:
Hapja e periudhës së aplikimit për lotarinë pas datës 16 tetor 2025.
Aplikimet do të pranohen online për një periudhë prej rreth një muaji.
Këtë vit, për herë të parë, do të kërkohet një tarifë regjistrimi prej 1 dollar për çdo aplikim përmes platformës zyrtare të lotarisë. Mos pagesa e tarifës e konsideron aplikimin tuaj të pavlefshëm në momentin kur do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve fitues. Pasi aty do të bëhet dhe verifikimi i pagesës.
Fituesit do të zgjidhen përmes një procesi të rastësishëm kompjuterik dhe rezultatet pritet të shpallen në maj 2026.
Aplikantët duhet të përgatisin fotografinë dhe dokumentacionin sipas kërkesave specifike të Departamentit të Shtetit.
Ky hap i thotë fund një periudhe pritje dhe përgatitje, duke mundësuar aplikantëve nga mbarë bota që të regjistrohen dhe të marrin pjesë në këtë mundësi për të fituar një vizë për Shtetet e Bashkuara.

Për informacion shtesë dhe aplikimin, gjithë të interesuarit duhet të vizitojnë faqen zyrtare të programit të lotarisë në dvprogram.state.gov.

Ky artikull mbështetet mbi informacionin e njoftuar në Federal Register duke mbajtur lexuesit të informuar në kohë reale për fillimin e llotarisë amerikane DV-2027.,

Related Posts

Alba Pollozhani reagon pas daljes nga BBVK

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një postim mbështetës nga Yll Dreshaj, ish-banor i “Ferma VIP”. Në postimin…

Sot pas mesdite nis… vjen parashikimi i forte, ja ç’pritet

Për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit….

Tragjedi në këtë shtet, autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona humbën jetën kur një autobus doli nga kursi në një rrugë në Bolivi dhe ra në një shkëmb 150 metra të lartë. Aksidenti…

Dalin EMRAT/ Vendimi për Ballukun: Kush janë gjyqtarët Kushtetues që votuan “pro” dhe “kundër”

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për…

“Urime pavarësia” Ndodh gjatë natës/ Alba lë përfundimisht shtëpinë e BBVK pas sherrit të ashpër me produksionin

Rrugëtimi i Albës në “Big Brother VIP Kosova 4” është ndërprerë në mënyrë të papritur gjatë spektaklit të së premtes, pas një përplasjeje të fortë me produksionin…

Në mëngjes apo në mbrëmje? Ja kur rekomandohet të bëhet dushi

Nëse zgjedhja e orës së ditës për të bërë dush ju duket thjesht një çështje preference personale, mjekët sugjerojnë se kjo rutinë ka ndikim edhe në shëndetin…