“Më thanë vëllai yt ka vdekur”/ Flet për herë të parë motra e Arianit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe…

Në orët e para të 22 tetorit, një debat në dukje banal për një kafe përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy personave.

33-vjeçari Flori Paluçi vrau me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti në Manëz. Edhe Paluçi mbeti i vdekur, pasi u qëllua nga 21-vjeçari Daniel Pepa.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e “Shqipëria Live”, Semiljana Azizi, ka folur për herë të parë motra e Arianit Kurtit. Flutura Gjimi ka treguar se si e mori vesh ngjarjen e kobshme, teksa shtoi se nuk e beson se vrasja ka ndodhur për një kafe.

“Lajmin e mora në mënyrën më të keqe. Atë ditë isha në gjumë dhe dëgjova vjehrrën që fliste në telefon. Dola e pyeta se çfarë ka ndodhur. Ajo tha nuk ka gjë. Kam marrë telefonin dhe telefonova vëllain por ai nuk u përgjigj. Kur mora dikë tjetër ta pyesja a dinte gjë, më tha ‘vëllai yt ka vdekur’. Kam lënë telefonin dhe më ka veshur vjehrra. Kam dalë në Manzë kërkoja vëllain. Më morën në telefon pastaj dhe më thanë ‘Mos e këkron më se ka vdekur’. Aty kam rënë dhe nuk di çfarë u bë. Më pas ka ardhur bashkëshorti im, i cili kishte shkuar e kishte parë. Më pas vëllai im ka shkuar në vendngjarje dhe ai nuk e besonte. Shkoi në polici dhe ata ia konfirmuan. Nuk e besoj çfarë shteti është ky që të njihen të gjithë dhe ta marrim vesh n këtë mënyrë.

Lajmi i fundit/ Ndahet nga jeta ish-kryemininistri dhe lideri i PS-së, Fatos Nano

“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

“Do të ndërtohet, do jetë më i bukuri”- Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli del pas gati 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës! Ja ç’deklaroi për mediat

Sërish lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe
KLIKO PER ME SHUME!

Kam shkuar te lokali dhe pashë plot me njerëz. Vëllai im rrinte çdo ditë aty dhe nuk ka bërë asnjëherë sherr. Mami dhe babai jetojnë jashtë dhe ata nuk dinin asnjë, kanë ardhur pa e ditur se ai kishte vdekur.

Është krim që shteti ta dijë se çfarë ka ndodhur dhe të mos të të lajmërojë njeri. Vëllai im vdiq në orën 2 të mëngjesit dhe deri në 8 nuk dinim gjë. Unë bëj fajtor shtetin për këtë. Nuk dimë asnjë detaj mbi hetimet. Nuk e di si Zoti më rruan mendjen.

Mbështetje kemi patur vetëm infermieret e zonës sepse ishim shumë keq, asnjë person tjetër. Kemi qenë shumë të lidhur. Kur jam martuar unë ai ishte 5 vjeç. Ka ndenjur më shumë me mua. Edhe natën e fundit ishte në shtëpinë time. Netët e tjera e përcillja vetë kur dilte por atë natë nuk e di pse nuk dola. Asnjëherë nuk kam parë gjë të keqe nga ai. E kisha si fëmijën time. Ai ka qenë sypatrembur.

Herën e fundit kemi bërë shaka, vetëm kemi qeshur. Nuk kam dalë ta përcjell dhe e pyes veten pse nuk dola. Ai ka qenë njeri i qetë, nuk ishte njeri debatesh. Nuk ka patur as konflikte të mëparshme. Njerëzit flisnin të gjithë mirë për të.

Unë nuk e besoj dot që e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kafe. Të gjithë po e përjetojmë shumë keq sepse kemi qenë shumë të lidhur. Ai na bashkonte, na bënte për vete të gjithëve. Shteti na ka shumë borxh të gjithëve. E lanë sikur ai të ishte vetëm dhe nuk na lajmëroi njeri.

Ishte e tmerrshme të kaloja tek lokali e njerëzit vazhdonin pinin. Aty u vranë dy njerëz dhe ndoshta viktimën tjetër nuk e njihnin, po vëllain tim po”– tha ajo.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…