‘Moj hajdute, moj zagare’, si u përcoll Belinda Balluku nga protestuesit teksa la SPAK-un

“Hajdute, zagare, palaço” – protestuesit “përcjellin” me “ovacione” Belinda Ballukun teksa largohej nga SPAK

Tiranë – Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u paraqit si person nën hetim për tenderët që lidhen me tunelin e Llogarasë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është pritur jashtë nga një grup protestuesish që e kanë shoqëruar me thirrje dhe ofendime.

Në videon e siguruar nga noa.al, dëgjohen protestues që i drejtohen ministres me thirrjet “Moj hajdute, ik moj zagarë” “palaço”, dhe “Turp të të vijë!”, ndërsa ajo largohet drejt automjetit të saj, e shoqëruar nga forcat e sigurisë.

Ndërsa djemtë që e shoqëronin duke e ruajtur, morën këtë mesazh prej protestuesve: “Përse e ruani këtë zagare”.

Balluku nuk dha përgjigje për asnjë pyetje të bërë nga gazetarët në momentin e daljes. Ajo u mjaftua me një deklaratë korteziale ku tha vetëm se ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme për një çështje nën hetim, duke shtuar se “ka pranuar kërkesën e organit të drejtësisë dhe beson në një proces transparent”.

Sipas burimeve pranë SPAK-ut, hetimet ndaj saj lidhen me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të ri të Llogarasë, një projekt strategjik me vlerë rreth 140 milionë euro, i cili ka qenë në qendër të akuzave për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzim me detyrën.

SPAK ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim apo masë ndaj Ballukut, ndërsa çështja thuhet se mbetet në hetim. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…