۷d*kja e ish Kryeminstrit Fatos Nano! Sali Berisha ben veprimin qe askush NUK e priste

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-liderit socialist, Fatos Nano.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit.

Berisha e quan Nanon personalitetin kryesor të së majtës që reformoi Partinë Socialiste.

“Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen”, shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka pak momente më parë për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai mbylli sytë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025, në moshën 73 vjeçare, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.

“LAMTUMIRË KRYETAR”, shkruan Edi Rama teksa ndan fotografinë e mëposhtme të Fatos Nanos, si dhe dy emoji (figura) një të zezë dhe një zemër të thyer.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

Një reagim ka bërë edhe politikani tjetër socialist, Erion Braçe, i cili ka ndarë vite bashkëpunimi në Partinë Socialiste me Fatos Nanon.

“Fatos Nano, njeriu qe riberi te majten shqiptare, u shua sapo! Pusho ne paqe dhe faleminderit per gjithcka”, shkruan Erion Braçe. Mesazhe të shumta ngushëllimi dhe trishtimi për ikjen liderit historik të PS kanë nisur të vërshojnë në rrjetet sociale.

Fatos Nano shërbeu si kryeministër në tranzicionin e fundit të qeverisë komuniste të 91-shit ndërsa mori drejtimin e Partisë Socialiste që në datën e themelimit, të cilën shumë vite më vonë ia dorëzoi Edi Ramës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ulje temperaturash dhe reshje dëbore, ndodh e papritura neser

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve…

Autobusi bie ne humbere, ka te..

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë….

Tr*nditëse, gjenden të vd*kur 4 anëtarët e një familjeje

Dy burra dhe dy gra të së njëjtës familje, nga Lihtenshtejni u gjetën të vdekur këtë javë, tha policia të enjten ndërsa po heton rastin e pazakontë…

Udhëtim në 122 vende, edhe pa viza/ E 46-ta në botë, rritet fuqia e pasaportës shqiptare, qytetarët mund të…

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave…

Aksident tragjik në vend, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari që drejtonte një nga mjetet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, ku pas përplasjes së dy automjeteve…

Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip? Banorët futen me urgjencë brenda pasi… (Video)

Banorët e Big Brother VIP 5 po testojnë shkathtësinë dhe forcat e tyre me lojërat e para që Vëllai i Madh u ka dhënë. Në sfidën e…