Më lini ti jap lamtumirën nënës sime! Pamjet më të dh*mbshme te Fatos Nanos, cfare i ndodhi në v*rrin e saj(Video)

“Arkitekti” i Partisë Socialiste dhe një nga politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë, Fatos Nano ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor rreth orës 14:00, në ambientet e një spitali privat ku qëndronte në terapi intensive prej ditësh.

Lideri historik i së majtës shqiptare, me ikjen e tij ka lënë në trishtim familjen e parë dhe atë politike, bashkëpunëtorët e shumtë dhe miqtë e pafundëm.

Neësbomb.al sjell një video të rrallë të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Associated Press” të datës 15 Dhjetor 1995, e cila është pa koment dhe tregon momentin kur Fatos Nano mbërrin pranë shtëpisë së tij në Tiranë, pasi kishte marrë 17 orë lejë nga burgu i Bançës në Tepelenë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës, Marias.

Sali Berisha, në atë kohë Presidenti i Shqipërisë, i akuzuar se ishte pikërisht njeriu që e burgosi, i dha leje që të përcillte nënën nga shtëpia për në banesën e fundit, në Sharrë.

Video e “Associated Press” tregon sesi Fatos Nano u ruajt me masa të rrepta sigurie, i shoqëruar edhe nga Paulin Sterkaj atëkohë shefi i repartit special të policisë “Brisku”, i cili gjatë gjithë kohës e mban prej krahu.

Në ato pak orë lire, ai u takua me familjarët, një pjesë të të cilëve nuk i kishte parë qyshkur u burgos në vitin 1993. Megjithatë, ai nuk harroi të falenderonte autoritetet që i dhanë leje në ato momente të vështira, pasi situata politike ishte shumë e tensionuar.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes dhe hasmit ulin armët. Do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve”, shprehet lideri historik pas ceremonisë mortore.

Sipas njerëzve që ishin pranë Fatos Nanos atë periudhë dhe agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Associated Press”, në varrimin e Maria Nanos, nënës së kryetarit të burgosur të Partisë Socialiste ishin të pranishëm më shumë se 5.000 persona dhe ai u prit si hero në Tiranë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…