E forte! Arben Malaj: Ja çfarë na tha Fatos Nano, kur i kërkuam të h*kmerrej ndaj Berishës

Një ditë të trishtueshme për humbjen e një lideri vizionar, e ka cilësuar ish-ministri i Financave Arben Malaj ndarjen nga jeta të ish-kryesocialistit Fatos Nano.

Ai vlerësoi kontributin e Nanon në modernizimin dhe strukturimin e PS-së, që sipas tij ishte dhe sfida më e madhe pas viteve ’90.

“Është ditë e trishtueshme se ishte lider dhe një politikan i një stofi ndryshe që shqiptarët e donin. Ajo që do të vlerësoja në profilin e Nanos ishte vizionar, ishte i qartë se ku donte të shkonte Shqipëria në sfidat pas ’97-ës

Ai ka kontribut të jashtëzakonshëm se ristrukturoi PS-së e modernizoi dhe në profilin e tij do të jetë lideri që do të kujtohet gjithmonë për shpirtin demokratik dhe strukturimi i PS ishte sfida më e madhe pas viteve ‘90.

U bë një ekip që mori përsipër ristrukturimin. Shqipëria nuk ka parti komuniste se u bë strukturim i mirë i PS dhe njerëzit e gjetën veten atje dhe nuk e kishin imediate të krijonin parti.

Modernizimi shpirti demokratik e liberal i bëri bashkë të majtët që të merrnin përgjegjësinë për të qeverisur vendin pas ’97-ës”, tha Malaj për A2.

Si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fatos Nanos, Malaj rrëfeu momentet e tij më të vështira, mësimet politike që ka marrë prej tij dhe dallimet mes një lideri si ai dhe Berishës.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur u bllokua votimi i ministrave, për shkak të grindjeve brenda PS-së. Atë ditë Nano më dha një mësim politik. Pse politika në Shqipëri është vështirë?

Këdo që takonte nga socialiste u drejtohej si institucion dhe në fund më tha e kupton pse është i vështirë ky vend? Se çdo njeri e konsideron veten institucion, e njihte psikologjinë e politikanëve dhe njerëzve, por kishte shpirtin e tij dhe nuk kishte armiq të përhershëm.

Në kryesi kemi pasur një debat dhe Ilir Zela ishte duke debatuar me shpirtin kritik dhe situata u ç’tensionua kur Nano ndërhyri dhe i tha; Ilir ne jemi të dënuar të punojmë bashkë edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin

Kishte gjithmonë atë hapësirën se njeriu duhet të ndjehej të vlerësohej prapë. Jo si në partitë e tjera politike. Në atë kohë gazetarët kishin një konkluzion ku dallonte stili i Nanos me të Berishës nëse berisha të zbret nga autobusi edhe nëse kalon prapë nuk të merr kurse po të zbrit Nano rri aty se e vjen të merr prapë. Gjenin filozofinë e thjeshtë për të bërë dallimin”.

Sipas tij Nano është i fundmi lider që lejonte debatin dhe garën me votë. Malaj thekson se Nano kishte ambicie por e pranonte realitetin edhe kur u tërhoq nga ambicia e tij për president.

“I fundmi lider i një partie të madhe që lejonte debatin e garën me votë. Tani është raporti mes autokracisë e demokracisë. Demokracia e brendshme është limituar. E dëshironte postin e presidentit e provoi dy herë por herën e dytë u tërhoq. E pamë që nuk kishte mbështetje as nga PS e partitë e tjera dhe nuk ndoqi rrugën kishte ambicie, por e pranonte realitetin”, tha Malaj.

Ai vlerësoi liderin socialist edhe për faktin se nuk u hakmor pas daljes nga burgu, por kërkonte paqen socialiste.

“Kam mësuar shumë nga të bërit politikë nga Nano. Sapo doli nga burgu në mbledhjen e grupit parlamentar, disa socialistë mendonin se lideri i PD duhet të jepte llogari, dhe unë mendova që Nano do të gjente rastin për t’u hakmarrë, por ajo që Nano tha ishte shumë domethënëse; ju më keni mitizuar mua dhe unë dua të ç’mitizohem. Nëse më thoni fut në burg liderin e opozitës unë nuk krijoj mite të tjera që të mbetem pjesë e grindjeve dhe situatave të vështira. Ato vuajtje i kam mbajtur unë në kurriz ne duhet të sjellim paqe sociale”,

Related Posts

Iliri e ofendoi dhe s’la gjë pa i thënë, Juxhin bënë gjestin që askush nuk e priste dhe fiton zemrat e publikut!

Një situatë e cila për pak u gjenerua në një sherr fizik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5”, mes Ilir Vrenozit dhe…

Aksident tron dites në vend! Përplasen dy makina, 4 persona thuhet se…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy…

Shuhet 27-vjeçarja/ Zbulohet se çfarë kishte PUBLIKUAR në rrjete sociale para se..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv dhe rrjetet sociale në Rumani, pas ndarjes nga jeta të influe ncueses dhe fotografes së futbollit Mălina Maria Guler,…

Lajm i keq për ata që kanë Euro/ Monedha europiane pëson..

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane po…

“Ndryshime dhe ndarje”, Meri Gjini tregon çfarë sjell gjysma e parë e vitit 2026 për shenjat e horoskopit

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit, e cila ka folur edhe për nisjen e vitit 2026. Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më shumë…

Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit të makinave, ja si do të vlerësohen mjetet që hyjnë në shtetin tonë

Qeveria ka ndryshuar rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve që futen në Shqipëri. Udhëzimi nr. 26, datë 17 dhjetor 2025, i…