M’asakër në Kretë, 3 të vd*kur dhe 15 të pIagosur – një fshat i tërë në gjendje I’ufte

1 Nëntor 2025, Heraklion, Kretë – Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Vorizia në Heraklion, ku tre persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një konflikti mes dy familjeve.

Autoritetet greke bëjnë me dije se situata në fshat mbetet jashtëzakonisht e tensionuar. Sipas raportimeve, disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalet e Heraklionit dhe qendrat shëndetësore përreth.

Forcat e policisë janë angazhuar masivisht në vendngjarje për të rikthyer rendin dhe për të koordinuar hetimet, ndërsa ende nuk ka të dhëna për arrestime. Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet e tensionuar dhe po monitorohet me kujdes.