Morën p’eng 32 vjeçarin në Devoll dhe e keqtrajtuan, policia zbardh dinamikën e ngjarjes! Në pranga vëllai i deputetit Bledjon Nallbati dhe dy të tjerët. Emrat

DEVOLL- Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Devollit, ngjarje e ndodhur më datë 30 tetor. Blutë bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Ata akuzohen se morën me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij.

Sipas hetimeve, Nallbati, Buci dhe Çeliku kanë marrë me forcë nga banesa 32-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve: A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim; M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

“Me rob…”- Nga Selin deri te Kristi, ja si reaguan banorët për hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5 (Video)

Momenti që të gjithë prisnin ka ndodhur, por efekti brenda shtëpisë ka qenë edhe më dramatik nga sa parashikohej. Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP…

“Kam për ta treguar unë ty”/ Luizi hyn në BBV, Rogerti i tensionuar i tregon dhëmbët

Luiz Ejlli ka bërë hyrjen e tij madhështore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ashtu siç ishte përfolur prej ditësh, por atmosfera festive zgjati shumë pak. Pritja…

Ngjarje TRAGJIKE! Ndërron j*etë në spital 4 vjecari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë. Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri prej një jave ka…

Momente drithëruese! Pas 1 muaji trupi i Jurgenit gjendet dhe nxirret nga uji, i vëllai shpërthen në lot e britma

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e…

E FRIKSHME! Adoleshentët i vënë fI*kën shokut pasi e Iyen me benzinë, qeshnin dhe e fiImonin

Një adoleshent nga Florida, Bradey Ming, është arrestuar pasi akuzohet se ka vënë qëllimisht flakën një shoku të tij, duke i hedhur benzinë ndërsa shokët e tij…

Përleshje masive në vend, pIagosen 5 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet. Pesë persona janë rrahur ndërmjet vete, pasi u përfshinë në një aksident trafiku. Rasti ka ndodhur në…